TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2026, 21:37

"Gjykata e Lartë po bën politikë", Murrizi: Kolegjet e Bashkuara u mblodhën për të shpëtuar zyrtarët

Shkruar nga Pamfleti

"Gjykata e Lartë po bën politikë", Murrizi: Kolegjet e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka akuzuar Gjykatën e Lartë se mbledhja për masat e paraburgimit ka prapavijë politike dhe nuk lidhet me nevoja reale të sistemit të drejtësisë.

Murrizi u shpreh se institucioni duhet të japë shembuj konkretë përmes vendimeve dhe jo diskutimeve.

“Në kaq vite Gjykata e Lartë duhet të kishte dhënë shembuj konkretë duke prishur vendime të padrejta. Nuk kemi parë raste të tilla”, tha Murrizi.

Ai shtoi se nuk ka pasur reflektim as në çështje të njohura apo raste të qytetarëve të zakonshëm:

“As për çështje të njohura si Lazarati apo për qytetarë që kanë qëndruar në burg për çështje disproporcionale”, u shpreh Murrizi.

Murrizi ngriti dyshime se diskutimet aktuale lidhen me zhvillime konkrete politike. “Ka një prapavijë politike. Janë përmbushur afatet e paraburgimit për disa zyrtarë të lartë socialistë”, deklaroi ai.

Si shembull, ai përmendi lirimin e disa drejtuesve pas përfundimit të afateve ligjore: “Para pak ditësh, në rastin e Bankers Petroleum, dy drejtues u liruan pasi u mbyll afati 9-mujor. Pse nuk ndodh e njëjta gjë për raste të tjera?”.

Ish-deputeti vuri në pikëpyetje mënyrën si zbatohen masat e sigurisë dhe barazia para ligjit, duke sugjeruar se ka trajtim të pabarabartë të rasteve. Gjithashtu, Murrizi e cilësoi nismën si propagandë politike.

“E shoh më shumë si politikë dhe propagandë. Ligji është i qartë: masa më e rëndë është arresti me burg dhe kjo është përcaktuar nga ligjvënësi", u shpreh ai për "News 24".

Lini një Përgjigje