TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2026, 19:02

Alesia Balliu shpërthen ndaj Berishës: S'jam kukulla jote, ke frikë nga gara

Shkruar nga Pamfleti

Alesia Balliu shpërthen ndaj Berishës: S'jam kukulla jote, ke

Alesia Balliu ka reaguar lidhur me garën për kreun e Partisë Demokratike, duke hedhur akuza të forta për mënyrën se si po drejtohet kjo forcë politike dhe duke vënë në dyshim legjitimitetin e lidershipit aktual.

Balliu deklaroi se Partia Demokratike po kontrollohet nga një grup i vogël individësh që, sipas saj, nuk respektojnë ligjin dhe statutin e partisë, duke imponuar vendimmarrje përmes forcës. Ajo theksoi se një forcë politike që nuk zbaton rregullat brenda vetes nuk mund të pretendojë të drejtojë vendin.

“Në momentin që je i vetëpërjashtuar nga Statuti… ti këtu nuk po zbaton ligjin dhe po tregon forcë. Kjo parti nuk mposht dot PS kur nuk respekton ligjin”, u shpreh Balliu.

Balliu u shpreh se nuk e njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së, dhe shton se ai nuk përfaqëson më demokratët.

“Koha politike e Berishës ka mbaruar… Ai nuk respekton ligjin dhe nuk mund të jetë shembull për t’u ndjekur. Mbështetja ndaj tij vjen më shumë nga detyrimi sesa nga bindja", tha ajo.

E pyetur për mundësinë e kandidimit, Balliu kritikoi ashpër Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka, duke vënë në dyshim kompetencën dhe legjitimitetin e tij: “Nuk lejoj që një njeri mediokër si Flamur Noka të vlerësojë kandidaturën time… Unë do ndjek çdo hap ligjor”.

Ajo kundërshtoi edhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, duke e cilësuar procesin si jo demokratik. Balliu deklaroi gjithashtu se situata në PD mund të zgjidhet përmes institucioneve ligjore, duke përfshirë gjykatën.

“Në të tilla raste duhet t’i drejtohemi gjykatës… Berisha nuk është më kryetar. Demokratët të reflektojnë mbi drejtimin e partisë dhe aftësinë e saj për të përballur kundërshtarët politikë", u shpreh Alesia Balliu.

Në përmbyllje, Balliu e përshkroi situatën në parti si mungesë demokracie dhe gare reale, duke akuzuar Berishën për kontroll të plotë të strukturave.

“Unë nuk jam kukulla e Berishës… Pa garë, pa demokraci. Sfida ime është të rikthej konkurrencën dhe parimet demokratike brenda PD-së", deklaroi ajo.

Lini një Përgjigje