
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, foli në Kuvend për protestat e banorëve të Rrjollit, të cilët pretendojnë se po u grabiten pronat nga biznesmeni Bashkim Ulaj, i cili synon të ndërtojë një resort.
Duke iu drejtuar kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deputeti Shehaj tha se nëpërmjet biznesmenit Ulaj mazhoranca po vjedh qytetarët.
“Banorëve të një fshati të tërë, pasi iu kanë marrë votën ju thonë ju jeni mashtruesa. Po mashtroni Bashkim Ulajn. E di Edi Rama se ka folur me Bashkim Ulaj dhe Bashkim Ulaj u ka thënë mos e vrit mendjen se janë ata mashtruesa. Kjo është ajo që ka ndodhur në Rrjoll. U keni marrë votën dhe tani po i shkelni me këmbë”, tha Shehaj.
Nga ana tjetër, Balla i tha Shehajt se ky i fundit është i vetmi ligjvënës që e ka blerë me para vendin e tij në parlament.
“Ti je i vetmi që ke ardhur në politikë duke e blerë vendin e deputetit dhe shpresoj që t’ia dal ta bind edhe Lulin që të bëhet i penduar dhe të tregojë sa i ka dhënë Lulit për të hyrë në Parlament", tha Balla.
Lini një Përgjigje