TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2026, 14:23

Rama thumbon ndërtuesit: Me ne punojnë, me të tjerët argëtohen me molotovë

Shkruar nga Pamfleti
Rama thumbon ndërtuesit: Me ne punojnë, me të tjerët
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrësit, ku vendosi në qendër rolin e sektorit të ndërtimit në rritjen ekonomike, punësimin dhe rritjen e pagave.

Ai e paraqiti këtë sektor si një nga shtyllat kryesore të transformimit ekonomik dhe social në vend, duke e lidhur drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit në ekonomi.

Gjatë takimit, Rama iu drejtua sipërmarrësve me një koment ironik për ata që mbështesin Partinë Demokratike, duke thënë: “Këta demokratët me ne punojnë me të tjerët protestojnë, janë në rregull, këta janë rehat, këtyre u del dhe të argëtohen me molotovë, edhe të ndërtojnë dhe fitojnë”.

Ndër të tjera Rama tha se Shqipëria po bën hapa drejt Bashkimi Evropian. 

“Bashkimi Europian është proces transformimi, ato hapa që komisioni europian na certifikon, nuk janë letra, por transformimi i realitetit. Ata që flasin për një Shqipëri të kapur për fyti nga korrupsioni, janë kapur në fytin e tyre nga mllefi ndaj suksesit. Ata që flasin për korrupsionin që qenka rritur duhet t’ju dëgjojnë juve, s’mund të rritet korrupsioni kur paguan 14 mln euro taksë. Kur korrupsioni ishte më i lartë, ti paguaje shumë më pak taksë. 14 mln euro taksë me korrupsion sikur nuk shkojnë bashkë“, tha Rama. 

edi rama thumbon ndertuesit

Lini një Përgjigje