Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot ndaj akuzave apo deklarimeve që e lidhin sektorin e ndërtimit për lidhje me krimin dhe pastrim parash. Teksa i konsideroi si të neveritshme akuza të tilla, Rama tha se ndaj sektorit të ndërtimit është hedhur baltë.
Rama u shpreh se pavarësisht problemeve që mund të ketë në këtë sektor, askush nuk mund t’i baltosë të gjithë.
Në vijim, Kryeministri tha se disa profesione në Shqipëri paguhen sot njëlloj sa në Europë, por duke përjashtuar këtu Gjermaninë dhe Francën.
“Ka vende pune të cilat paguhen njësoj si në Europë. Kur them në Europë, them atë fqinje, jo Francën dhe Gjermaninë, por një sërë vendesh.
Ky realitet transformues e mbështet rritjen e vetë te ekonomia që rritet.
Për fat të keq, sektori i ndërtimit sulmohet kur shfaqet me sukses, goditet kur shfaqet si ndryshim. Mbulohet me baltë kur shfaqet si një shenjë e të nesërmes. Është sektor që merr në mënyrë të vazhdueshme goditje, baltë, sulme dhe lëndon shumë protagonistë të tij.
Edhe në sektorin e ndërtimit, ashtu si në çdo vend tjetër, përfshirë dhe vendet që na bëjnë leksione neve, ka probleme.
Këtu në Shqipëri ndoshta janë më të mprehta në disa raste seç janë në vendet e tjera, pasi jo çdo gjë në sektorin e ndërtimit është e pastër.
Është e qartë si drita e diellit dhe është e çmuar si djersa e dhjetëra mijëra njerëzve. Por ky sektor bëhet i dukshëm sapo vjen dikush në Shqipëri. Por ta fusim në kornizën e krimit, është e neveritshme dhe e papranueshme”, tha Rama.
Pyetje per kryeministrin: Kush i blen sot apartamentet e reja qe ndertohen, kudo ne kulla e pallate banimi ? A shiten me "shumuce " keto apartamente? A shiten me kate qysh ne themel, kush i blen dhe me cfare parash blihen? Po ndertuesit, me cfare burime parash i ndertojne, apo "nuk ka rendesi", vetem te ndertohen....??? Lerini perrallat e Erjon Velise se Tirana shtohet shumme cdo vit dhe ata qe vine nga periferite e Sarandes, Tropojes, kukesit etj, kane mundesi financiare te bleje apartamente me 2, 3 apo 4 mije euro metri katror...!!!!!