TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2026, 13:40

Aflatoksina në qumësht, Braçe përplaset me ministrin e e Bujqësisë: Pse u ul çmimi dhe u hodh në kanal?

Shkruar nga Pamfleti
Aflatoksina në qumësht, Braçe përplaset me ministrin e e
Erion Braçe dhe ministri Hasalla

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në Kuvend ka ngritur shqetësime mënyrën se si bëhen analizat për praninë e aflatoksinës në qumësht, duke vënë në pikëpyetje rolin dhe besueshmërinë e laboratorëve privatë.

Në interpelancën me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, Braçe theksoi se nga dhjetori deri në fund të muajit mars, janë marrë vetëm 5 mostra, dhe se vetëm tre prej rasteve kanë rezultuar me aflatoksinë. Ai ngriti pikëpyetje për laboratorët e paakredituar, duke shtuar se duhet të jenë të pranueshme vetëm rezultatet që vijnë nga laboratorët e institucioneve publike, si të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

Braçe ngriti gjithashtu shqetësimin se kjo situatë është shoqëruar me pasoja ekonomike për fermerët, si mosgrumbullimi i qumështit, hedhja e produktit nëpër kanale dhe ulja e çmimit nga kompanitë. Ai shtoi se janë vendosur edhe masa shtesë për përdorimin e antimykotikëve, duke rritur kostot për blegtorët.

“Unë pranoj që këtë verdikt ta japin laboratorët e adredituar të institucioneve publike, të ISUV, por të laboratorë të paakredituar të kompanive private që përpunojnë qumësht të thonë se është me aflaktosinë nuk shkon. Prodhuesi është ai blektori atje matanë, prodhuese edhe fabrika dhe nuk ka ndonjë epërsi mbi atë blektorin e vogël. Blektori mund të pranojë verdiktin e ISUV edhe ai fshatari atje por jo të kompanisë që ka një laborator që askush se di se çfarë standarti është, çfarë analizash kryen dhe ku është akredituar.

Fushata u shoqërua me mosmbledhje të produktit. Hedhje masive nëpër kanale dhe e dyta me ulje të çmimit nga kompanitë që grumbullonin te blektorët. E treta me masa shtesë të blektorëve për antimykotikët dhe kosto për ta se të nxitur nga fabrikat u detyruan të ngopin lopët me anti mykotikë. Pse u ul çmimi, ndryshoi oferta në treg?Jo, sasia e prodhimit të qumështit nuk u rrit, por u hodh në kanal. Kompanitë kanë filluar të shesin.”, tha Braçe.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Adnis Salla, theksoi se burimi i problemit mund të jete edhe nga ushqimi i kontaminuar i kafshëve kryesisht nga aflatoksina B1 në misër ose koncentrate.


“Është e rëndësishme të kuptojmë burimin e problemit dhe të theksohet se aflatoksina në qumësht nuk krijohet në stabiliment apo baxho.

Ajo vjen kryesisht nga ushqimi i kontaminuar i kafshëve, kryesisht nga aflatoksina B1 në misër ose koncentrate.

Kjo është arsyeja pse kontrollin nuk e kemi kufizuar vetëm në produktin final, por e kemi shtrirë në të gjithë zinxhirin, që nga ushqimit për kafshë i importuar, në kufi”, shtoi ministri.

Lini një Përgjigje