TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2026, 12:20

Debati në Kuvend/ Alizoti: Rama përpara se të shkojë me charter për ndeshjet e NBA, të ndalet te Onkologjiku

Shkruar nga Pamfleti
Debati në Kuvend/ Alizoti: Rama përpara se të shkojë me
Tomor Alizoti

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, akuzoi nga foltorja e Kuvendit kryeministrin Edi Rama për përdorim të fondeve për udhëtime luksoze, duke i lidhur këto me mungesat në sistemin shëndetësor.

Alizoti referoi konkretisht udhëtimet për ndjekjen e ndeshjeve të basketbollit jashtë vendit, ndërsa i vuri përballë gjendjen në spitalet publike, përfshirë Onkologjikun dhe Pediatrinë.

Ai gjithashtu ngriti çështjen e mungesës së ministres së Shëndetësisë në Kuvend për t’iu përgjigjur interpelancave, duke e lidhur këtë me mungesën e llogaridhënies ndaj qytetarëve.

“Para se kryeministri të shikojë ndeshjet ne stadiume luksoze të Italisë e të botës, të shkojë njëherë Onkologjik, spitalet e fëmijëve dhe gjendjen e mjerueshme ku është Shqipëria. Ministrja e Shëndetësisë ka muaj e muaj dhe nuk dënjon të vijë dhe t’i përgjigjet qytetarëve të vet. Një njëri që ka një të sëmurë në shtëpi, nuk është e sëmurë vetëm ai, por gjithë familja. Sepse sëmundja e kancerit është shumë e rëndë.

Por kryeministri i Shqipërisë dhe ministrat e tij i hipin avionit dhe shikojnë ndeshje është e rëndë. Kryetari i Kuvendit drejton Kuvendin e Republikës dhe ky është një pozicion shumë i rëndësishëm ndaj drejtojeni këtë Parlament siç drejtohet. Ky nuk është oborri i PS. Asnjë deputet i pozitës nuk është i përjashtuar, nuk mundet që ata të jenë engjëj dhe këta tjetër djaj”, shtoi më tek Alizoti. 

tomor alizoti

Lini një Përgjigje