TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2026, 11:33

Agron Shehaj: Gjykata e Lartë me urdhër të Ramës po tenton të shpëtojë të korruptuarit nga burgu

Shkruar nga Pamfleti
Agron Shehaj: Gjykata e Lartë me urdhër të Ramës po tenton
Rama dhe Shehaj

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha në Kuvend se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Gjykata e Lartë po tenton të nxjerrë nga burgu zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion. Shehaj i referohet seancës në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë që janë thirrur për të rishikuar praktikën e arrestit me burg dhe kohëzgjatjen e tij.

“Sot me urdhër të Edi Ramës është mbledhur Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë për të nxjerrë nga burgu të akuzuarit për korrupsion ose për të shpëtuar nga burgu ata që sot janë në hetim”, tha Shehaj.

Praktikat e masave të sigurisë po shqyrtohen sot nga Kolegjet e Bashkuara. Vendimi pritet të jetë përcaktues sa i takon praktikave gjyqësore për masat e sigurisë.

Kolegjet e Bashkuara u vunë në lëvizje nga Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë.

Kjo nismë pritet të ketë rëndësi për praktikën gjyqësore në tërësi, pasi lidhet me mënyrën se si gjykatat arsyetojnë kufizimin e lirisë personale dhe me raportin mes “arrestit në burg” dhe masave të tjera më të lehta të sigurimit.

Nga raportimet, zëvendësprokurori i përgjithshëm, Arqile Koça, ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kërkesa lidhet me faktin se çështja që ka vënë në lëvizje gjykatën është aktualisht në shqyrtim në një seancë paraprake po në Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Nëse miratohet nisma e Sadushit, disa nga emra të PS do të lënë qelinë.

 

të shpëtojë të korruptuarit nga burgu

2 Komente

  1. H
    Hari

    Po e moren vesh pra,drejtesia eshte e kapur nga edi rama,kete e kemi kuptuar te gjithe,Po cfare do behet ne lidhje me kete nuk dime gje!

    1. F
      Feti Dema

      Sa herë që politikanët zullumqar ndodhen nën darën e ligjit Gjykata e Lartë vendos tu sajojë ndonji "kamardare shpëtimi" në formën e "Vendimeve Unifikuese Për Prkatikën Gjyqësore". Qytetarët me shkelje penale që ndodhen nën arrest me burg , sipas zotërinjëve janë qytetarë të dorës së dytë. Qeveritarët zullumqar të çertifikuar si të tillë, janë elitë që: as duhen dënuar, as duhen hetuar dhe as duhet të trajtohen njëllojë si qytetarët e tjerë. Shqipëria "është në luftë". Palët ndërluftuese janë SPAK - BKH -GJKKO- dhe qytetarët në mbështetje të tyre, pala tjetër është "Parija e Tiranës". Dhe në luftë nuk duhet të ketë, as zgjedhje, as referendume , as ndryshime të Kodit Penal, të Kodit Civil, të Kodit të Proçedurës Penale , as të Kodit të Proçedurës Civile , as të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe as vendime unifikuese. Rendi politik egzistues moralisht ka rënë.

      Lini një Përgjigje