TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2026, 11:04

"2 vjet për një interpelancë për Thumanë-Kashar, pse ju djeg", Shehaj i kërkon llogari Peleshit në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

"2 vjet për një interpelancë për Thumanë-Kashar,

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka kërkuar llogari nga foltorja e Kuvendit lidhur me një interpelancë të kërkuar prej tij për çështjen e projektit Thumanë–Kashar, duke theksuar se vonesat në trajtimin e saj janë të pajustifikuara.

Ai u shpreh se, pavarësisht ndryshimeve në detyra, përgjegjësit për këtë çështje duhet të japin llogari, ndërsa kritikoi faktin që interpelanca nuk është zhvilluar dhe madje është hequr nga programi i punës së Kuvendit.

Shehaj ngriti gjithashtu shqetësime për funksionimin e sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se në Gjykatën e Lartë po krijohen mundësi për lirimin e personave të përfshirë në afera korruptive. Ai theksoi se nuk është e pranueshme që një interpelancë të vonohet për dy vite.

“Kërkesa e fundit për interpelancë me Belinda Balluku për skandalin e Thumanë-Kashar, e fundit është bërë në tetor, jo vetëm që interpelanca nuk është bërë por e keni hequr nga programi i punës dhe justifikimi se nuk është më në detyrë nuk qendron.

Si është e mundur që nga program i punës zhduken kërkesat për interpelancë. Ju nuk mund të shmangni llogardhënien duhet të jepni llogari si Balluku vodhi shqiptarët. Me urdhër të Ramës sot është mbledhur Kolegji për të liruar edhe ato që janë brenda. Interpelancën e bëj në emër të 50 mijë qytetarëve që na kanë votuar. Nuk jeni mësuar me interpelanca që ju djegin. 2 vite për një interpelancë. Kërkoj që sa më shpejt të vendoset në programin e punës”, tha ai.

Lini një Përgjigje