Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Saide Dollani, e cila la në fuqi masën “arrest në burg”, pas rishqyrtimit të çështjes të urdhëruar më herët nga Gjykata e Lartë.
Kreu i Partisë së Lirisë kishte ankimuar vendimin duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, por Apeli i Posaçëm nuk e ka pranuar kërkesën e tij.
Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 dhe deri më tani të gjitha përpjekjet e tij për t’u liruar nga qelia kanë dështuar.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) akuzon Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, për korrupsion në tre raste, pastrim parash, si dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.
Hetimet lidhen me çështjen e lobimit të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me dosjen e njohur CEZ-DIA.
Për këtë procedim penal, Meta mbetet i vetmi person ndaj të cilit është vendosur masa më e ashpër e sigurisë, ndërsa hetimet dhe proceset gjyqësore vijojnë.
Aty te ngrodhesh qen i zgjebosur. Prit se do kesh edhe te tjere qe dote te vijne nga pas.