TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2026, 12:26

Bardhi thumbon Peleshin: Ndiq shembullin e Spiropalit, dil njëherë nga rreshti

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi thumbon Peleshin: Ndiq shembullin e Spiropalit, dil njëherë nga
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka shprehur kritika gjatë seancës plenare, duke theksuar se opozita nuk po trajtohet si kundërshtare politike, por me urrejtje nga mazhoranca.

Bardhi i dha edhe një këshillë Peleshit, teksa i tha të ndiqte shembullin e Spiropalit dhe të dilte ndonjëherë nga rreshti i mazhorancës.

Bardhi theksoi se opozita ka kërkuar përfshirjen në rendin e ditës të një pakete ligjore me procedurë të përshpejtuar, por kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë.

Sipas tij, mazhoranca rrëzon sistematikisht çdo nismë të opozitës, vetëm për shkak të origjinës së saj politike, duke përdorur votën kundër në mënyrë të njëanshme.

“Është vërtet që nuk e kemi ngritur në Konferencën e kryetarëve sepse ishte depozituar një kërkesë për procedurë të përshpejtuar. Kjo është paketë ligjore që përbëhet nga dy projektligje dhe njëri është përcaktuar në kalendarin e punimeve të kuvendit për t’u shqyrtuar në datën 16 prill…dhe përse nuk duhet të jepni dakordësi për këtë? Një datë kërkon opozita një çështje të futet në agjendën e Kuvendi dhe as kryetari dhe as kryetari i Grupit parlament të shumicës nuk pranon ta marrë parasysh. Si është e mundur që për çdo gjë që propozon opozita, ju kartonin e kuq e keni me buton.

I rrëzoni ligjet e opozitës se janë propozuar nga deputetë të opozitës. Ju opozitën e trajtoni me urrejtjen më të madhe dhe jo si kundërshtar politik, sepse jemi kundërshtar politik. Kërkojnë dy projektligje të shqyrtohen bashkarisht dhe ju votoni kundër, Zoti Peleshi luani rolin tuaj mbi palët…ose të paktën ndiq modelin e Li dita Nikollës dhe Elisa Spiropalit që njëherë në tre muaj, dilnin jashtë vendimit të grupit dhe thonin që unë ju mbështes por nuk kam çfarë t’i bëj vendimmarrjes së grupit. Dil njëherë nga rreshti, një datë po kërkojmë. Ngrini 80 veta kartonin kundër, a thu se çfarë po votoni, po rrëzonin armikun e popullit”, tha Bardhi.

Lini një Përgjigje