
Kryeministri Edi Rama është kapur në një moment të sikletshëm në festën që u organizua sot me rastin e themelimit të PS. Kreu i qeverisë është përplasur ashpër me një punonjëse të protokollit. Që në momentin që kur futet në sallën e Pallatit të Kongreseve Rama duket i acaruar me të.
Në një moment vajza i shkon te ulësja, por Rama shihet që i bërtet dhe bën gjeste, duke e detyruar punonjësen të largohet. Nuk dihet se çfarë e ka acaruar kryeministrin, i cili festën e PS e shfrytëzoi të gjithën për vete, pasi askush nuk foli përveç tij.
Lini një Përgjigje