TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 19:44

Godet Rama: Në Kamëz fituam falë karizmës së Rakip Sulit!

Shkruar nga Pamfleti

Godet Rama: Në Kamëz fituam falë karizmës së Rakip

Partia Socialiste ka festuar sot 32-vjetorin e krijimit. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se ky përvjetor shënohet me një rezultat nga “Lokalet 2023” ku qytetarët i besuan PS-së kujdesin për rreth 95 për qind të banorëve të Shqipërisë.

Por Rama, ka goditur kur mori si shembull Kamzën. Sipas tij, do iu mjaftonte të shkonin një ditë vizitë në Kamëz për të parë çfarë ka ndryshuar. Sipas tij kjo erdhi falë karizmës së Rakip Sulit, i cili në fakt njihet si kryebashkiaku që e qan karizmën. Jo më kot Rama e krahasoi me gomarin para zgjedhjeve.

Ne jemi sot shumicë vendimmarrëse në këshillin bashkiak të Kamzës, ku në radhë të parë falë karizmës, pasionit, vullnetit dhe aftësisë menaxhuese dhe patjetër dhe komunikuese, oratorike të Rakip Sulit, komuniteti mbase më i lënduar nga thika e politikës përçarëse të sundimtarëve të vet prej 3 dekadash u bashkua rreth kryebashkiakut të ri si një familje e madhe në një shtëpi të re nga e cila banorët e Kamzës nuk duan të dalin më.

Në Kamëz fitorja nominale është e Rakipit dhe e PS-së, por fitorja reale është e komunitetit, i cili duke votuar mbi 60% për të vazhduar vetëm përpara bëri një akt emancipimi në radhë të parë qytetar dhe pastaj politik sepse e thatë qartë me një votë spektakolare dua të shërbehem mirë për ata që zgjedh”, u shpreh Rama.

rama kamez rakip suli

Lini një Përgjigje