TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 19:21

“Nuk mund të qëndroj duarkryq”, Lulzim Basha shuan dyshimet: Gjëja e parë që ndjej është të rikthehem

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk mund të qëndroj duarkryq”, Lulzim Basha shuan

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në Tiranë ku ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka komentuar edhe një herë tërheqjen e tij një vit e gjysmë më parë, për të cilën tha se i dha mundësi kokave të nxehta që të ftohen, por sipas tij nuk pati asnjë reflektim. Përballë kësaj situate, ai u shpreh se askush nuk duhet të qëndrojë duarkryq, aq më tepër ai vetë që ndjen më shumë përgjegjësi.

Basha ka shprehur hapur dëshirën për tu rikthyer, ku sipas tij kësaj rradhe nuk do të vijë thjesht me një platformë por më shumë sesa kaq. Më tej, ish kryetari i PD ka prezantuar edhe njëherë propozimet e tij që janë listat e hapura, vetting të politikaneve, por edhe kufizim i mandatit të kryeministrit.

“Në momentin që unë provova të lancoj këtë propozim të ndryshimeve të sistemit politik u ndesha me një mur të lartë. Sa më të forta ishin ndryshimet që kërkoja aq më shumë ngrihej muri për të mbrojtur interesa politike të çimentuara 33 vjeçare.

Në një vit e gjysmë kam bërë gjithçka, kam sakrifikuar çdo gjë, por nuk e kam bërë për interesin personal. Edhe hapin pas para një vit e gjysme i kam dhënë mundësi kokave të nxehta të ftohen dhe të  dhe mos lejojnë që me duart tona të çojmë PD aty ku e do kundërshtari ynë politik. Kam marrë përsipër baltet, sulmet, i vetëdijshëm që beteja jo vetëm që nuk bëhej për inertes personal, por edhe sulmet nuk bëheshin në vetën time personale, por për shkak të asaj që përfaqësoja.

Cila është rruga? Të qëndrojmë duart kryq dhe të shpresojmë që do t’i bëjë zoti më mirë?! Zotit duhet t’i lutemi, por kjo nuk është strategji. Nuk kam asnjë pishman sepse motivet e mia nuk kanë qenë personale. Pavarësisht kësaj nuk pati reflektim. Askush nuk duhet të qëndrojë duar kryq, aq më pak unë me përgjegjësitë që ndjej. 

Gjëja e parë që ndjej është t’i rikthehem jo një platforme, por më shumë sesa kaq. Dikush më tha para disa ditësh që është një doktrinë, nuk është doktrinë është përpjekje për të sjellë këtë kulturë të re politike”, u shpreh Lulzim Basha.

lulzim basha pd

Lini një Përgjigje