TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 18:12

Foltorja sinjale distancimi nga Meta, deputetët e Berishës: Aleanca me PL ishte e imponuar

Shkruar nga Pamfleti

Foltorja sinjale distancimi nga Meta, deputetët e Berishës: Aleanca me

Rithemelimi nuk dëshironte një bashkëpunim me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore të 14 majit, por rrethanat e detyruan një koalicion të tillë.

Kështu u shpreh deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi i cili tha se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ishte një zgjidhje e detyrueshme nga kushtet e krijuara nga mazhoranca që sipas tij ka mbajtur ‘peng’ vulën e PD.

Nuk kishim asnjë rrugëzgjidhje tjetër. Ishte një koalicion i detyruar nga kushtet që na imponoi mazhoranca dhe ata që në shumë bashki vunë lista për këshilltarë bashkiakë dhe disa kandidatë për kryebashkiakë. Nuk është zgjidhja e duhur për të sjellë opozitën në pushtet por zgjidhje e momentit. Na duhet një bashkim i gjithë opozitës”, tha Luan Baçi.

berisha meta luan baci

Lini një Përgjigje