TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 15:55

Zgjedhjet lokale, Lefter Maliqi denoncon në KAS: Me rastin e Kuçovës kemi të bëjmë me krim elektoral!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet lokale, Lefter Maliqi denoncon në KAS: Me rastin e

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kuçovë, Lefter Maliqi pas mbledhjese së Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve ku u shqyrtuan kërkesat për rinumërim të votave në të gjitha qendrat e votimit, deklaroi se me rastin e Kuçovës kemi të bëjmë me krim elektoral.

Gjatë seancës së sotme të KAS, Maliqi u shpreh se në zgjedhjet lokale të 14 majit ka pasur disa shkelje, ndërsa u bëri thirrje komisionit që të tregojnë paanshmërinë e tyre duke faktuar çdo shkelje.

“Kemi të bëjmë me krim shtetëror dhe elektoral. Kemi votime me qindra në grup, kemi votime të asaj që është thënë në media që marrin fletën e votimit në xhep. Kemi një sërë shkeljesh të papara në histori. Me durim e qetësi, aty çfarë nuk është bërë dhe shpresoj që çdo gjë të provohet bashkë me paanshmërinë tuaj”, tha Maliqi.

krim elektoral lefter maliqi kas

Lini një Përgjigje