
Partia Demokratike duket se po “zien” nga debatet dhe përplasjet. Kryesia ka hedhur sot një tjetër hap për të mbajtur zgjedhjet e 29 korrikut, ndonëse Gazmet Bardhi dhe disa deputetë kanë dalë kundër. Argumentet e Bardhit kanë qenë se nuk ka kryetarë në shumicën e degëve dhe zgjedhjet nuk ka kush i organizon.
Mirëpo 7 anëtarë të Kryesisë, që njihen si mbështetës të Bashës kanë propozuar që të bëhet komandimi i drejtuesve të rinj në degët ku ka vakanca. Lëvizja e tyre shmang Bardhin, i cili është Sekretar i Përgjithshëm dhe përgjegjës për këtë proces.
Komandimi i kryetarëve të rinj u hap rrugë certifikimit të anëtarësisë dhe përgatitjes së zgjedhjeve në të gjitha degët në 29 korrik për kryetarin e Partisë.
“Me qëllim ruajtjen e funksionalitetit dhe aktivitetit të partisë në nivel dege, Kryesia e PDSh, në kohë të ndryshme, në zbatim të nenit 42 të Statutit ka vendosur komandimin e kryetarëve të degëve në të gjitha rastet e krijimit të vakancës ose në rast të mungesës së aktit të komandimit ka autorizuar personat e shënuar në listë të kryejnë funksionet e kryetarëve gjatë procesit zgjedhor dhe në përfaqësimin me të tretët. Nisur nga fakti që këto veprime janë kryer në kohë të ndryshme vlerësojmë se është e nevojshme që kjo kryesi të hartojë një listë të përditësuar të të gjithë kryetarëve të degëve në detyrë, të zgjedhur, të komanduar apo të autorizuar”, thuhet në relacionin e projektvendimit.
Më tej bëhet e ditur: “Kjo nevojë vjen për shkak të detyrës që kryetarëve të degëve apo ushtruesve të funksioneve të kryetarit të degës u ngarkohet me vendimin e datës 06/07 qershor 2023 me të cilin Kryesia e PDSh vendosi fillimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë. Duke marrë shkas nga fakti që vendimi i datës 06/07 qershor 2023 përcakton afate të ngushta kohore për fillimin e procesit të certifikimit të listave të anëtarësisë dhe të faktit që nuk jemi në kushtet e propozimit të emrave të rinj, vlerësojmë se nuk është e nevojshme mbledhja e kryesisë dhe se vendimi mund të merret në formën e vendimit qarkullues”.
Vendimi është firmosur nga: Enkelejd Alibeaj; Taulant Zeneli; Endri Hasa; Gazmend Koduzi; Taulanda Jupi; Kreshnik Çollaku; Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba
VENDIMI
PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DREJTUESE TË DEGËVE TË PD.
Në mbështetje të neneve 36, 42 dhe 45 të Statutit të PDSH-së, pas shqyrtimit te komandimeve dhe delegimeve të kryera në bazë të situatës së strukturave dhe vakancave të krijuara, si dhe për të garantuar mirëfunksionimin e plotë të degëve, me propozim të 1/5 së anëtarëve të Kryesisë të PD, Kryesia e Partisë,
VENDOSI:
Miratimin e vazhdimit të ushtrimit të detyrës së drejtuesve të zgjedhur të degëve të partisë;
Miratimin e komandimit të të gjithë kryetarëve të degëve ku ka patur vakancë;
Drejtuesit e degëve të PD që përbëjnë dhe Kolegjin e Kryetarëve të Partisë janë sipas aneksit nr 1;
Të gjithë kryetarët ushtrojnë detyrën deri në zhvillimin e procesit të riorganizimit të degëve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Aneksi 1/ Krerët e degëve
Berat
Florenca Meco
Ura-Vajgurore
Dritan Sula
Kuçovë
Ilirjan Koxhaj
Poliçan
Florian Qama
Skrapar
Bujar Hoxhaj
Dibër
Naim Gazidede
Mat
Arjan Lika
Bulqizë
Edmond Isaku
Durrës
Joni Myshketa
Shijak
Red Varaku
Krujë
Sabah Sheta
Fushë-Krujë
Durim Doku
Elbasan
Eugen Isaj
Belsh
Blerim Kuqja
Cërrik
Ibri Sako
Librazhd
Bujar Vreto
Prrenjas
Leonard Ozuni
Gramsh
Erald Carciu
Peqin
Arjan Ashiku
Fier
Agron Kapllanaj
Roskovec
Syrja Misiraj
Patos
Shezai Sinanaj
Lushnjë
Elvis Pisku
Divjakë
Julian Gjini
Mallakasër
Arjan Llanaj
Gjirokastër
Spartak Drasa
Përmet
Elton Hysenshahaj
Këlcyrë
Luan Malko
Memaliaj
Esmerald Xhemali
Tepelenë
Ladi Bana
Korçë
Elvin Bregu
Maliq
Lulëzim Hoxhaj
Pogradec
Seit Myftari
Devoll
Bledion Nallbati
Kolonjë
Fatmir Guda
Kukës
Arif Rexhmati
Has
Seit Jaku
Tropojë
Azgan Haklaj
Lezhë
Alfrida Marku
Kurbin
Gjovalin Laska
Mirditë
Gjergj Prenga
Shkodër
Xhevdet Amuli
Vau i Dejës
Gentian Ndoj
Malësi e Madhe
Anton Kokaj
Pukë
Ferit Ringaj
Tirana 1
Fatos Mehmeti
Tirana 2
Mirlinda Çollaku
Tirana 3
Gjelosh Progni
Tirana 4
Ervin Goxhaj
Tirana 5
Gentjan Bruzi
Tirana 6
Dashnor Visha
Tirana 7
Lefter Kostenja
Tirana 8
Pëllumb Seferi
Tirana 9
Blend Sulaj
Tirana 10
Eduart Kelmendi
Tirana 11
Florian Lila
Tirana 13
Besnik Fuçia
Tirana 14
Arben Shkoza
Tirana 15
Saimir Lika
Tirana 16
Adriatik Shehu
Vorë
Ardian Xhakoni
Kamëz
Bilbil Bajraktari
Paskuqan
Isa Ajazi
Kavajë
Genci Gylsheni
Rrogozhinë
Ferdinand Saraci
Vlorë
Gjergj Nika
Selenicë
Klevis Beko
Himarë
Andrea Gjoni
Delvinë
Hari Imeri
Sarandë
Vesel Koçiu
Diaspora
Athine
Fatmir Gjoci
Itali
Alban Daci
Selanik
Astrit Mera
Texas
Gasper Lekegega
Britani
Naim Hasani
Lini një Përgjigje