TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 15:18

“Këshilli Kombëtar, jofunksional”, Zekthi: Kryesia e PD ka fuqinë për të hapur garën për kryetarin e ri

Shkruar nga Pamfleti

“Këshilli Kombëtar, jofunksional”, Zekthi: Kryesia e PD ka

Analisti Fitim Zekthi ka folur në lidhje me situatën e tensionuar brenda Partisë Demokratike, ku pritet që të zgjedhin kryetarin e ri të PD.

Zekthi ka deklaruar se në kushtet kur Këshilli Kombëtar është jo-funksional, kryesia e ka fuqinë të hapë garën për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Nuk mund të marrë vendime për organizim për PD. Grupi parlament ka një rëndësi të jashtëzakonshëm për PD, por ka të drejtë të paraqesë opinionin dhe rekomandimet. Në fund fare nuk pritet ndonjë gjë e madhe, por në fund të farë nuk pritet ndonjë gjë. Më shumë është rrahje pikëpamjesh. Këshilli Kombëtar duhet të mblidhet dy herë brenda çdo viti. Është detyrim statutor. Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur prej 1 vit e gjysmë. Nuk është mbledhur në pamundësinë për tu mbledhur, sepse Këshilli Kombëtar është jofunksional, sepse një pjesë e anëtarëve kanë ikur, një pjesë kanë dhënë dorëheqje, nuk dihet cilët janë. Është pamundur që Këshilli Kombëtar i PD të mblidhet. Kryesia e ka fuqinë të hapë garën. Kryesia ka fuqi të ngrejë komision. Këshilli Kombëtar thirret nga kryesia. Thirret me propozim të kryetarit dhe me propozimin ¼ e anëtarëve të vet. Nuk mund ta thërras as grupi parlamentar, as sekretari i përgjithshëm, as nënkryetari i PD. Është e pamundur të mblidhet Këshilli Kombëtar. Do ecët përpara me vendimin e marrë nga kryesia”, tha Zekthi, për abcnews.

Më tej, analisti theksoi se mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike duhet të ishte bërë menjëherë pas zgjedhjet të 14 majit, dhe jo disa javë më vonë. Sipas Zekthit, kjo zvarritje nuk i shkon për shtat gjendjes në të cilën është sot Partia Demokratike. Analisti fajësoi Berishën pasi vendimet e tij për të pasur struktura paralele ndikuan në përçarjen e demokratëve.

“Për shkak të luftës, për shkak të marrëzisë kolektive , nuk u bënë këto zgjedhje. Sapo u bënë zgjedhjet lokale, duhet të mblidhej kryesia, është zgjedhje  vonuar. Kishte zvarritje të mbledhjes së kryesisë. Nuk e di pse u vonua, Kur një parti nuk ka kryetar, fillimisht duhet të zgjedhë kryetarin. Basha është larguar në mars të 2021. Aty në gjykimin tim, Basha bëri një vendim të drejtë, në mënyrë që partia të bashkohet në mënyrë që edhe Berisha të largohet, dhe më pas të dyja palët të bashkoheshin. Pala tjetër, e Berishës, vazhdoi me këmbëngulje me struktura paralele. PD ka nevojë dramatike të riorganizohet. Basha në këtë kuptim, ka të drejtë që thotë duhet të rikthehem”, tha ai.

I pyetur për rikthimin e Bashës dhe sa shanse ka që PD të bashkohet, për këtë Zekthi tha se partia mund ta ketë një shanc me rikthimin e tij.

“Ai ka një sfidë themelore, sfida e vetme që është që të prodhojë një parti demokratike të bashkuar. Jemi në një situatë apokaliptike politike. Të zgjidhet një kryetar dhe të zgjedhin një kryetar konservator. Për mua ka një shans edhe me z. Basha”, tha ai.

zekthi pd keshilli kombetar

Lini një Përgjigje