
Ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm po prezantohen katër nga kandidatët për ambasadorë të depozituar nga qeveria në Kuvend.
Opozita e ka kundërshtuar këtë listë duke e konsideruar si qoka politike. Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha se ky është një moment i rëndësishëm, ndonëse e quajti një proces të vonuar.
“Moment i rëndësishëm që vjen pas një situate në trajnimin e përfaqësive tona politike, që tejkaloi avaritë e ligjit, ambasadorë nga 80 vite nuk është e denjë për një vend anëtar të NATO-s. Procesi i vonuar. Kam parë një tërësi emrash, disa i njoh, disa jo. E kuptoj që me ligjin e re, që detyron një n, shqetësimi im nuk është nëse dikush është më politik, apo me pak politik. E di që kështu do ndodhë, po të ishim ne do kërkonim të njëjtën gjë”, tha Çollaku.
Ndërsa kandidati për ambasadori i Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni tha para Komisionit të Jashtëm si si prioritet për të do të jetë Kosova.
“Do të punoj me fokus për të nxitur vëmendjen e NATO-s kundrejt rajon tonë për gjithësi dhe Kosovës në përgjithësi. Do të garantoj bashkëpunim aktiv me ministrinë e mbrojtjes me angazhimet ushtarake të vendit tonë në NATO. Për t’iu falënderuar për inkurajimin. Dua të jap garanci që në punë rime qoftë para dhe tani prirem nga interesat kombëtare dhe s’do ketë një rast të vetëm që të dalloni një element të anësisë politike. Në atë moment të jeni të sigurt që do kthehem këtu dhe s’do jem përfaqësues i Shqipërisë. E them para jush që ta keni si fakt. Ne njihemi me një pjesë të mirë prej jush. Gjysmën e jetës e kam kaluar në ministrinë e jashtme, bëhen 20 vjet që punoj në këtë sektor. Çështja e Kosovës, nuk për te problem kryesor që ka NATO Ukraina, por tek interesi ynë që lidhet me rajonin, por në mënyrë të veçantë edhe më Kosovën. Është një çështje që është e rregullon më konventa ndërkombëtare, ne jemi brenda NATO-s, një organizatë ku katër vende nuk e kanë njohur Kosovën, kjo do jetë pjesë e punës dhe veprimtarisë politike që ne do bëjmë atje”, tha Gjoni.
Sot në Komision po prezantohen Blerta Kadzadej, propozohet për ambasadore në Turqi si dhe ambasadore rezidente për Azekrbaxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin, Mustafa Nano si kandidat për Ambasador në Zvicër, jo rezident, Ilir Gjoni, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në NATO, rezident dhe Ridi Kurtezi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.
Lini një Përgjigje