TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 11:08

Presidenti Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti Bajram Begaj, ka thirrur nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në kuadër të forcimit të masave mbrojtëse kundër kërcënimeve kibernetike. 

Kjo mbledhje synon të bëjë një analizë të gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet vendi ynë në këtë drejtim.

Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt tetor 2022 dhe janar 2023.

Mbedhja do të zhvillohet në orën 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në Presidencë.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita NIKOLLA

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi RAMA

Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda BALLUKU

Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta XHAÇKA

Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi MANJA

Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar ÇUÇI

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Zonja Delina IBRAHIMI

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip NAÇO

Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje të ftuar do të jenë edhe:

Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ

Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ

bajram begaj presidenti keshilli i sigurimit kombetar

Lini një Përgjigje