TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 14:11

Propozimi i Ramës për Asociacionin, Paskal Milo rrëfen prapaskenat: Dokumenti ka trazuar ujërat!

Shkruar nga Pamfleti

Propozimi i Ramës për Asociacionin, Paskal Milo rrëfen

Ish ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka analizuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin e komunave veriore në Kosovë.

Milo është shprehur se duke menduar se është një dokument i prezantuar nga Tiranë mendohet si një propozim objektiv dhe pozitiv për Prishtinën dhe pse për momentin një gjë e tillë nuk është parë në këtë mënyrë.

Sipas Milos është një dokument që ka trazuar ujërat, duke e sjellë Tiranën më afër me diskutimin për Asociacionin dhe shpresoj që të mos sjellë keqkuptime mes dy vendeve.

Ndër të tjera ai thekson se e mërkura do të jetë dhe një ditë kur gjatë mbledhjes së dy qeverive mund të ketë edhe diskutime në lidhje me këtë temë dhe me sqarimin përsa i përket pikëpyetjeve.

“Propozimi i Ramës që siç e ka deklaruar edhe se është propozim nga ekspertë ndërkombëtarë nuk i dihet përmbajtja, nuk ja dinë në Tiranë, në Prishtinë, por e dinë në kabinetin Macron, në qeverinë Gjermane dhe në Bruksel. Por ka një impakt pozitiv, nuk e di nga çfarë burimi i Brukselit por thonë se është interesant, por më shumë nuk mund të themi. I miratuar dhe i përcjellë nga Tirana mendoj se duhet që të jetë një dokument me prirje pozitive në raport me Kosovën. Në Kosovë është pritur me skepticizëm, Kurti dhe bashkëpuntorët e tij kanë shfaqur rezerva dhe nga opozita me përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës.

Propozimi ka trazuar ujërat, e sjell Tiranën më afër me diskutimin për asociacionin, dhe uroj që të mos krijohen keqkuptime mes dy vendeve tona, pasi si fillim duket se këto keqkuptime janë shtuar dhe të mërkurën me 14 besoj e do të sqarohen keqkuptimet nga transparenca”, ka thënë ai në emisionin “Tirana Live”.

Njoftimi që bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se i ka përcjellë Presidentit të Francës, Macron dhe Kancelarit gjerman, Scholz një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nxiti reagime të ndryshme në Prishtinë.

Rama tha se "dokumenti është konfidencial”, por u shpreh i bindur se është "një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën".

"Jam këtu për t'ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asociacionit, për të cilin e kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane", tha kryeministri Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë, disa politikanë në Kosovë i zuri në befasi që s'kishin njohuri për draftin, e disa jo. 

propozimi i ramës për asociacionin paskal milo rrëfen prapaskenat

Lini një Përgjigje