
Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar situatën në Partinë Demokratike tha se sa i përket ndarjes se krijuar në PD-në e vulës, krahu i Lulzim Bashës është në mazhorancë, ndërsa shtoi se kanë gjithashtu dhe mbështetjen e kryeministrit sipas tij.
Ai u shpreh se Basha ka ambicien për të rimarrë kryesinë e Partisë Demokratike dhe se po ai është shkaktari i kësaj situate që ka krijuar sërish ndarje mes demokratëve. Lubonja tha se ky ka qenë një plan i hartuar në bashkëpunim me Alibeajn shumë kohë më parë, ndërsa tha se Gazment Bardhi nuk ka qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje.
Ai e cilësoi PD-në e vulës në opozitë si një “kafshë të zbutur” nga qeveria dhe Edi Rama, e cila tanimë nuk mund të garojë kundër mazhorancës në zgjedhje.
“Në dhjetor 2021 ka pasur siç e dimë 2 mbledhje të këshillit kombëtar të PD-së. Ka qenë gjithmonë problemi se nuk u ballafaquan me shumicën për të ndarë kush është shumica. Një pjesë e tyre nuk kanë qenë me këtë linjë që ndoqën këta dhe u bënë dy pjesët e famshme. U duk qartazi që shumica ishte ajo e Rithemelimit, të cilës ky grup i ka ikur. Ky është mëkati origjinal. Mëkat ishte dhe përjashtimi i Berishës nga Basha pa zhvilluar një mbledhje. Kur merren ende të tilla vendime, krahu i Bashës kërkon të vendosë kështu. Ky krah ka edhe mbështetjen e kryeministrit. Bardhi është në minorancë.
Gjëja e parë që të shkon në mendje është se ka një ambicie se kush do e marrë Kryesinë e PD-së, Basha apo dikush tjetër. Basha është shkaktari i kësaj situate dhe është një plan i hartuar më herët në bashkëpunim me Alibeajn në terma afatgjatë. Kam pasur përshtypjen se edhe Bardhi ishte pjesë e këtij plani, por tani më del se jo. Ka qenë dhe një histori e pakëndshme mes tyre, lidhur me dërgimin e një kandidati në Vaun e Dejës, kur ishte vendosur për mos dërgimin e tij. Kjo u mbajt sekret brenda partisë. Ky grup është i pabesueshëm. Kjo palë si opozitë është vendosur në shërbim nga Edi Rama, është zbutur dhe nuk mund të garojë. I ka futur Rama për të ngrënë minjtë e shtëpisë. Kjo i jep padiskutim mandatin e radhës Ramës”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje