TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 18:21

Opozita përplaset me Ardi Veliun në Komisionin e Sigurisë, akuza se u përfshi në mbledhje votash

Shkruar nga Pamfleti

Opozita përplaset me Ardi Veliun në Komisionin e Sigurisë, akuza

Opozita është përplasur ashpër sot me kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu, i cili ishte në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, për të prezantuar raportin e vitit 2022. Por opozita e akuzoi atë si të përfshirë në blerje votash.

Deputeti Flamur Noka u shpreh se vetë Veliu gjatë fushatës ka udhëtuar disa herë në zonën e Sarandës.

“Zoti drejtor a u përfshitë ju në fushatën personalisht dhe personat e institucionit tuaj në fushatën politike të zgjedhjeve lokale? Duke qenë se jeni parë shpesh në zonën e Sarandës”, pyeti ai.

Veliu u përgjigj duke thënë se ai është i depolitizuar dhe se udhëtimet e tij kanë qenë për çështje familjare.

“Jam i depolitizuar. Meqënëse ju thoni se unë jam parë në Delvinë. Po është e vërtet. Unë do shkoj dhe të vizitoj nënën time në shtëpi në fshat”, tha ai.

Noka u shpreh gjithashtu se në Mat kishte denoncime që forcat Operacionale kanë shpërndarë para për fushatë e megjithatë nuk janë marrë masa.

“Në Mat ka një denoncim. Operacionalja e Policisë duke shpërndarë para për blerje votash”, tha ai. Por Ardi Veliu u përgjigj: “Nëse Policia e Shtetit ka marrë një kallëzim për një veprimtari ashtu siç ju pretendoni, duhet ta kishte përcjellë në zbatim të ligjit ankesën apo kallëzimin pranë nesh”.

Por deputeti tjetër i opozitës, Ferdinand Xhaferraj, i tha Veliut se ai është një person i joshur politikisht nga qeveria, duke i kujtuar pozicionin e zv.ministrit të Transporteve që ka mbajtur përpara emërimit në krye të AMP-së.

“Zoti Rama si kryeministër i vendit ju ka trajtuar si funskionarë të Rilindjes deri sa ka vendosur që ju të emëroheni zv/ministër i Infrastrukturës. Pozicioni i zv/ministrit është pozicion politik dhe kryesisht i ofrohet njerëzve që janë të atashuar. Rilindja ju ka konceptuar dhe trajtuar si funksionar politik”, tha ai.

ardi veliu opozita vota

Lini një Përgjigje