TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 19:19

“Rilindja u njollos nga koncesionet”, Burimi: Rama u kthye te PS-ja e së kaluarës

Shkruar nga Pamfleti
“Rilindja u njollos nga koncesionet”, Burimi: Rama u kthye te PS-ja

Gazetari Genc Burimi ka folur rreth Partisë Socialiste në 32 vite. Sot kjo parti feston ditën e themelimit dhe Burimi u shpreh se edhe pse Rama erdhi në pushtet me atë që u quajt “Rilindje”, tashmë ai nuk e përdor më këtë term, pasi Rilindja e tij dështoi në momentin që u njollos nga koncesionet.

Sipas Tij, Rama i është kthyer tashmë termit Parti Socialiste pasi nuk e mban më Shqipërinë me shpresën e Rilindjes, por me SHBA-në

“Që kur FMN filloi të ndëshkonte haptazi koncesionet, Rama e vë më pak në evidencë emrin Rilindje, i është kthyer emrit të Partisë Socialiste, pasi Rilindja ishte Toni Bler, ishte koncesionet e paligjshme.

Koncesionet e njollosën reputacionin e “Rilindjes”, nuk e tha Berisha, por FMN dhe Bashkimi Europian se në Shqipëri morën për kot koncesionet.

Ndaj Rama iu kthye vlerës së të kaluarës, PS, pasi ai nuk e mban më vendin me Rilindjen por e mban me SHBA-në, është SHBA-ja “deus ex machina” që e mban Ramën aty ku është sot”, tha Genc Burimi në “Euro News”.

burimi rama

Lini një Përgjigje