TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 19:15

Basha nuk ndal sulmet ndaj Berishës: Pakti me Ramën në 2008, varri i demokracisë

Shkruar nga Pamfleti

Basha nuk ndal sulmet ndaj Berishës: Pakti me Ramën në 2008,

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me sulmet ndaj Sali Berishës, duke dhënë një tjetër sinjal se kërkon të marrë kreun e partisë.

Basha mbajti një takim me gratë e PD në Tiranë, ku sulmoi fort paktin e Berishës dhe të Ramës në vitin 2008.

Ai ka shtuar se me dorëheqjen e tij mori përsipër baltën, i vetëdijshëm se beteja nuk duhej të bëhet për interesat personale të gjithsecilit, por nisur nga interesat më të larta të partisë.

“Mund të bërtasim për revolucion. Dhe të justifikojmë pse na dështoi revolucioni. Fakti është që me çdo revolucion të nisur dhe dështuar, besueshmëria jonë bie. Duhet të jetojmë me pritshmëritë e njerëzve.

E vërteta është se pakti kushtetues Rama –Berisha i 2008-es është varri i demokracisë. Sistemi maxhoritar me korrigjim proporcional shumëfishoi problemet. Ndonëse ligji për “Dekriminalizminin” u miratua, e keqja beri bypass, shkon djali I babait, apo investimi i rrjeteve të kriminalizuara.

Kufizojmë mandatin e Presidentit, me shumë pak kompetenca të vërteta. Në vend që të kthejmë kompetencat e 2008-ës. Njeriu që ka shumë pushtete shmang rrotacionin politik.

Listat e hapura, vikingu i politikaneve dhe kufizimi i mandateve; janë tre propozime bazë.

80-90%, te pyetur para dy vitesh, ishin pro këtyre propozimeve. Të themi të vërtetat qe i di çdokush, problemet qe i njeh çdonjëri dhe zgjidhjet që ne i besojmë se janë rruga për të shkuar përpara”, tha Basha.

Ai shtoi se përtej tundimit për t’u bërë pjesë e koreve që shajnë me zë të lartë, që i bien defëve e dajreve për veshët e një populli që nuk do t’i shoë e t’i dëgjojë, detyra është të flitet me një zë të shtruar por mjaftueshëm të lartë, por pa i gërricur veshët qytetarëve.

basha berisha rama

Lini një Përgjigje