
Partia Socialiste feston sot 32-vjetorin e themelimit të saj. Festa që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ka bërë bashkë figura të rëndësishme të PS-së që kanë kontribuar e bërë karrierë në këtë forcë politike, duke filluar nga ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët fitues në zgjedhjet e 14 majit.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pothuajse i fundit në sallë, teksa është ulur mes ish-kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri.
Në të njëjtin rresht dhe Taulant Balla, Erion Veliaj, Pandeli Majko, Niko Peleshi, Namik Dokle, Ethem Ruka, Koço Kokëdhima etj. Po ashtu në festë është parë edhe ish-ministri Arben Ahmetaj krah deputetit Lavdrim Krashi.
Ajo që bie në sy është mungesa e ish-liderit të PS-së Fatos Nano.







Lini një Përgjigje