TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 20:15

“Dëgjoni qytetarët”, Rama porosi kryetarëve të bashkive dhe këshilltarëve: Bashkëpunoni me deputetët

Shkruar nga Pamfleti

“Dëgjoni qytetarët”, Rama porosi kryetarëve të

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij në festën e PS, Rama u ka lënë porosi kryebashkiakëve, deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Më tej, kryeministri theksoi se fitoret e 14 majit, erdhën si pasojë se qytetarët janë në pritje dhe kërkim të diçkaje, të cilët sipas tij duhet t’ia japin para se tu humbasë durimi.

“Kryebashkiakët tanë duhet të hapin shtigje të reja ndërveprimi me shoqërinë, grupet e interesit, sipërmarrjet individët që kanë nevojë të dëgjohen. Deputetët tanë duhet të jenë dëshmitarët dhe garantët e kësaj përpjekje të re duke ndërtuar sa më shumë ura mes PS dhe komunitetit dhe mbyllur shtigje nga ato të vjetrat të penetrimit të shtetit nga individët pa merita apo me dorën e gjatë.

Këshilltarët e sapozgjedhur duhet të udhëhiqen për të bërë një ndryshim kuluturor në intepretimin e rolit të tyre duke punuar si skuadër bashkë me deputetët sipas zonave të ndara të përkujdesjes së komunitetit në territore. Prioriteti i prioriteteve të qeverisjes sonë vendore duhet të jetë njerzillëku. Sepse ajo votë që kapërceu 60% në Kamëz e Shkodër për të mos vazhduar me të tjerat edhe në ato qytete ku kemi fituar zakonisht është në pritje e në kërkim të diçkaje. Është në nevojë për diçka, të cilin fati dhe nderi ynë është që e kërkon prej nesh por mos mendoni se do të presë gjatë nëse ne nuk do vrapojmë sot për t’ia dhënë pa i humbur durimin në pritje.”, deklaroi Rama.

rama porosi deputete qytetare

Lini një Përgjigje