
Lulzim Basha vijon të jetë i bindur se Rama, Meta e Berisha janë bashkë. Ai u ndal sot në një takim me gratë e PD dhe u shpreh se 14 Maji tregoji se klasa e vjetër politike që ka zënë vendin prej fyti prej 33 vitesh janë pakicë. Sipas tij, të tre janë pakicë.
Sipas ish-kryedemokratit “asnjë shqiptar nuk e ka për borxh që ta mbajnë peng”, ndaj ftoi demokratët që të punojnë për të ndalur përpjekjen e asaj që i referohet si politika e vjetër për t’i mpirë nervin shoqërisë.
“Këta e kanë kuptuar që mua as më trembin as më ndalin. E kanë me njerëzit, nuk duan të demonizojnë një person por interesin për debatin mbi ju. Gënjeshtrat e tyre monstruoze më bëjnë të qesh. Mezi pres ditën kur nuk do të flasim më për lojërat e tyre, por do të flasim për qytetarët, për hallet e tyre dhe ndryshimin”, u shpreh ish-kreu i PD.
“Këtu opozitën e fusin në qorrsokak dhe thonë zgjidhni kush është e keqja më e vogël nga ne. Ça politike është kjo. Kjo është faqja e zezë e politikës shqiptare të 30 viteve. Më zgjidhni mua ju, jo këto dy të këqija të mëdha. Unë ju them hapja e listave ata thonë pse ke dalë me T-shirt. Njëri thotë i shitur, tjetri thotë i blerë dhe ndërkohë e mbajnë tavën vetëm të tre, mos t’i kthehet qytetarëve ajo që është në tavë, që janë miliarda euro të taksave. Qytetarët i kthejnë në një turmë trushpëlarë, që pastaj të ndjekin si delet e kopesë. Por kjo nuk është Shqipëria për të cilën jam futur në politikë në 2005. Kjo është Shqipëria që duan ata që s’duan të ndryshojnë asgjë.
I keni parë si i kanë shprehjet? Sikur ulen natën bashkë dhe i shkruajnë me njëri-tjetrin. Hallet i kanë të përbashkëta. Si ta mbajnë Shqipërinë nën sundimin e tyre. Njëri në fuqi dhe tjetri si gjoja opozitë. Duhet t’i kthejmë shpinën këtyre dhe në veçanti atyre që na rrinë si gjyle të vjetra.
Asgjë për njerëzit. As për koston e jetesës, as për arsimin, as për rrogat. Merrini pyetini sa është kostoja e jetesës. Askush nuk e di. Të paktën ta dinë sesa kokrra vezë, sa qumësht sa bukë mund të blejë rroga mesatare e një shqiptari. Kjo është politika pa integritet, e pafytyrë. Antidoti është të mos u shkojmë nga mbrapa dhe mos të dëgjojmë, por të dëgjohet zëri i shqiptarit të thjeshtë”, tha ai.
Lini një Përgjigje