Rama shkruan se është një citim mashtrues i raportuat nga një media pas intervistës me ministrin Hoxha.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar për gafën e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha në mediat ndërkombëtare për një ndërprerje të mundshme të marrëveshjes së emigrantëve me Italinë në vitin 2030.
Deklarata u bë virale në disa media ndërkombëtare dhe u komentua gjerësisht pas një interviste të Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha për Euroactiv.
Më pas ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama duke thënë se protokolli mes dy vendeve mbetet në fuqi dhe nuk ka asnjë pasiguri politike për vazhdimësinë e tij.
Rama tha më tej se është një citim mashtrues i raportuar nga një media pas intervistës me ministrin Hoxha. Por në fakt duket si një gafë e ministrit Ferit Hoxha, pas asaj që ai bëri në grupin në WhatsApp kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, që po më kontaktojnë për një citim të keqinterpretuar nga një media pas intervistës së ministrit të Jashtëm shqiptar: dua të ritheksoj qartë dhe njëherë e përgjithmonë se protokolli ynë me Italinë do të qëndrojë në fuqi për sa kohë që Italia dëshiron”, është shprehur Rama.
Më pas ka ardhur edhe reagimi i kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila ka shpërndarë postimin e Kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka shoqëruar me statusin: Grazie Edi. (Faleminderit Edi)
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha gjatë një inteviste për “Euractiv” tha se Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e saj të migracionit me Italinë përtej vitit 2030, kjo për shkak të përmbushjes së objektvit për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian. Sapo Shqipëria të anëtarësohet, ajo nuk është më vend ekstraterritorial, është territor i Bashkimit Evropian”, tha Hoxha.
Hoxha mohoi pengesat nga Italia që të mos e lejojë hyrjen e Shqipërisë ne BE, për hir të mbajtjes në funksion të kampeve të saj.
“Italia kishte nevojë për ndihmë. Ne e ndihmuam. Dhe kjo nuk mund të harrohet”, shtoi Ministri i Jashtëm, Hoxha.
Grazie Edi. https://t.co/xAlbOwxUOU
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) May 12, 2026
Ferid Hoxha ka te drejte me deklaraten e bere. Po kerkon Rama te na bindi se deri ne vitin 2030 Shqiperia do hyje ne BE. Ne se do ndodhi keshtu, marrveshja bie vetvetiu, sepse nuk ka kuptim qe emigrantet i kap nje vend i BE dhe i dergon ne nje vend tjeter te BE. Pra ose Meloni dhe Rama nuk synojne integrimin e Shqiperise ne BE qe ajo te vazhdoje te jete kosh plehrash per Italine e te tjere , ..ose do hyjme ne BE dhe Rama nuk ka te drejte te pretendoje se protokolli yne me Italine do te ekzistoje sa te doje Italia. Por ka te drejte Ferit Hixha. Megjithate deklaratat e mesiperme tregojne se nuk ka prtokolle te sinqerta por pazare ne kurriz te Shqiperise.
Nuk beri asnje gafe ministri. Ai tha reslitetin. Nese shtyhet e ka ne dore kuvendi.
Ferid Hoxha eshte njeriu me pa turp qe ekziston e nuk i rref shume se ca ben e se ca thot pranaj e ka zgjedh Rama ksoj plenash pa dinjitet duhen me bo punet e pista feridi do me rujt vllain nga burgu dhe paret qe ka bo me njofjet qe ia ka siguru Feridi qe ka pjesen e vet
Tregon rrrrrompallhanen ku gjendet politika qeverisjes. Te pa kordinur. Ferua i bi gozhds pellua i gjate patkoit. Futja kot medemek..Mjer shqiptart.
Feriti ben shum gafa por si manipulues i han e ndryshon ato qe thot ai njeri eshte neveri e nuk ka asnji shok Gjynaf i shkreti se ia ka mar mendjen prostituta e ministris dashnorja qe e boni ambasadore tek vendi i vet