Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Kreu i PD e cilësoi këtë të fundit si “ambasadorin e Ramës”.
Berisha deklaroi se Gonzato “ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur opozita nuk është për integrimin”.
Në reagimin e tij, Salianji u shfaq kritik ndaj qëndrimit të Berishës, duke thënë se edhe në këtë rast ai po vepron në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama.
“Berisha shan ambasadorët, ai bën sikur i përkëdhel. Ç’punë ka me ambasadorin e BE-së, ndërkohë që e sulmuan në mënyrë… dhe aty është bashkë me Ramën”, u shpreh Salianji.
Ish-deputeti demokrat theksoi gjithashtu se sulmi i Berishës ndaj Bashkimit Europian ndodhi në të njëjtën ditë kur kritika ndaj BE-së u artikuluan edhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
“Në të njëjtën ditë që Rama bënte batuta, gjoja pse kemi dy podiume, të njëjtën ditë e sulmoi Berisha. E sulmoi në të njëjtën ditë që Bashkimin Europian e sulmoi Aleksandër Vuçiç”, deklaroi ai.
Më tej, Salianji ngriti pikëpyetje mbi këtë përkim qëndrimesh, duke shtuar se: “Në të njëjtën ditë sulmoi Vuçiç BE-në, Sali Berisha BE-në. Çfarë janë këto lidhje? Çfarë përfiton partia? Unë po them fakte, është fakt që e sulmuan të dy njëkohësisht”.
Lini një Përgjigje