Ministri pret në takim një nga drejtuesit e VLEN, duke tentuar të zbutë skandalin...
Ferit Hoxha vijon të bëjë të paditurin sa i takon fyerjeve ndaj shqiptarve të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse mesazhet dolën hapur, Feriti vijon të spërdridhet.
Ai priti sot në një takim Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut dhe kryetar i Komunës së Çairit. Pas përfundimit të fjalimeve, gazetarët i kanë kërkuar një koment në lidhje me mesazhet e bëra publike, duke ja u nxjerrë inatin mediave.
“Keni mbetur te java e kaluar, ndërkohë që gjërat kanë evoluar. Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato mesazhe, nuk do më tërhiqni ku doni ju, unë kam evoluar, Shqipëria është duke ecur në rrugën e BE dhe nuk do merrem me tymnaja”, tha ai.
Por fakti që thirri në takim Izet Mexhitin tregon qartë se Feriti e ka thënë atë fjalë. Mirëpo "dielli nuk mbulohet dot me shoshë". Ministri ka tentuar sot të tregojë se ka raporte të mira me ta, mirëpo relitetin nuk e ndryshon dot. Ne kemi për ministër të Jashtëm një person që fyen shqiptarët kudo ata janë.
Dje Koalicioni shqiptar në Maqedoninë e Veriut, VLEN, reagoi pas publikimit të mesahzit, duke e konsideruar përmbajtjen si problem serioz në planin politik dhe diplomatik.
Në një foto të publikuar, vërehet mesazhi i ministrit Ferit Hoxha, i cili i cilëson shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si idiotë.
Në deklaratë, VLEN thekson se gjuha e përdorur në mesazh është fyese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe bie ndesh me standardet e komunikimit institucional. Sipas këtij subjekti, mënyra e shprehjes ngre dyshime për qëndrimin që një përfaqësues shtetëror mban ndaj bashkëkombësve jashtë territorit të Shqipërisë.
Koalicioni thekson se rasti nuk mund të trajtohet si një keqkuptim i zakonshëm, duke iu referuar reagimeve të shumta që kanë ardhur nga figura publike dhe qytetarë në të dy vendet.
VLEN shprehet se fshirja e mesazhit nuk e zhbën ndikimin që ai ka pasur në publik dhe kërkon një qëndrim të qartë nga vetë Hoxha. Në të njëjtën kohë, kritikohet mungesa e reagimit nga institucionet në Shqipëri, të cilat , nuk kanë mbajtur një qëndrim të dukshëm për këtë çështje.
Ore skan ngel mo BURRA e PATRRIOT në at ven . Ky i gje ky robqir Rama kto spiuna që kan mbi 36 vjet që u lëpihen sistemit sa majtas e djathtas. Ferit ka nis karrierën e spiunllikut që në vitet 90. Ky bythqir frankofon ska punu asnji dit në interes të venit edhe aty ku ka qen ambasador ka vegjetu se asgjo ska bo
Sumce ky ferti
Qelpsina me e modhe. Duhet zhduk nga ai institucion ky legen spiun hajdut lepires e pabuks nga Kopliku qe u bo i pasun nga pislluqet