TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2026, 10:02

"I drejton Amant Josifi nga Dubai", Berisha për skandalet me call center-at: Patronazhohen nga qeveria

Shkruar nga Pamfleti
"I drejton Amant Josifi nga Dubai", Berisha për skandalet me call
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas takimit me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, u ndal te operacionet e ndërmarra për goditjen e call center-ave në Tiranë.

Ai theksoi se është shqetësuese që Shqipëria është një vend nga ku mashtrohen pensionistët europianë, ndërkohë që Bashkimi Europian ka mbështetur financiarisht vendin ndër vite.

Kreu i PD ndër të tjera theksoi se call center-at,  patronazhohen nga qeveria.

“Çdo javë një vend europian vjen për të arrestuar kriminelë në call center. Sepse të gjithë CC janë në patronazh nga shteti, Olsi Rama, Armand Josifi që i drejton nga Dubai etj. Po e shndërrojnë Shqipërinë në një gropë të zezë të turpshme të vjedhjes së pensionistëve të atyre vendeve që i kanë dhënë miliarda Shqipërisë”, tha ai.

 

mashtrimet me call centera sali berisha

Lini një Përgjigje