
Fondet e programit IPARD për Shqipërinë mbeten të bllokuara që nga korriku i vitit 2023. Kjo situatë ka ndikuar negativisht në bujqësinë shqiptare, duke lënë fermerët pa mbështetje të rëndësishme për modernizim dhe integrim në tregun europian. Lidhur me këtë, ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se deri në fundin e këtij viti, fondet e IPARD 3 mund të hapen.
“Qeveria sapo dorëzoi në Komisionin Europian edhe paketën për IPARD 3, paketë e cila është prezantuar tashmë atje. Presim sugjerimet që mund të kenë ata. Do të ketë edhe një grup besoj nga Komisioni Europian që do të vijnë dhe do të bëjnë një vlerësim të të gjitha strukturave që do të merren me menaxhimin e këtyre fondeve. Jemi besimplotë që deri në fund të këtij viti, IPARD 3 do të hapet”, tha ministri në studion e “Terminal”, në A2CNN.
Kujtojmë se arsyeja kryesore e pezullimit ishte zbulimi nga OLAF i abuzimeve serioze me fondet e IPARD II. Si masë parandaluese për të mbrojtur buxhetin e BE-së, Komisioni Europian ndërpreu rimbursimet për IPARD II dhe pezulloi edhe IPARD III, rreth 112–146 milionë euro të planifikuara për zhvillimin rural, ndërkohë që ish-ministrja e bujqësisë Frida Krifca është nën hetim nga SPAK dhe OLAF për abuzimet me këto fonde.
Bllokimi vazhdon sepse qeveria shqiptare nuk ka marrë ende masat korrigjuese të kërkuara për të garantuar menaxhim të shëndoshë financiar, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit. Hetimet e SPAK-ut janë në vazhdim, por Brukseli thekson se nuk ka afat të caktuar për zhbllokim derisa të restaurohet besimi i plotë.
Ramuti kryetari, ky ka marre pjesen me te madhe te hajdutërisë se Frida Krifces. Fermerët dele shqiptar Lke te mrizojne ne rresht para Ramutit.
Prandaj Rama e mbron Frida Krifcen. Rama me Krifcen i vodhën fondet BE-se per fermeret shqiptar. BE kerkon qe Krifca te del para drejtesise, por Rama kundërshton duke e mbrojtur Krifcen. Per kete, BE i futi nen embargo (ndaloj fondet e saj) fermerët shqiptar. Ja, ky eshte Rama, kryeministri krye hajdut edhe i fermerëve shqiptar. Te nderuara dele, vazhdoni e mbijetonin ne gjume brenda gardhit Rama-Salihu.