TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2026, 14:01

Sulmi me armë në darkën e Trump me gazetarët, Presidenti Begaj: Solidaritet të plotë me popullin amerikan 

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi me armë në darkën e Trump me gazetarët, Presidenti
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj, ka dënuar sulmin me armë gjatë darkës së korrespondentëve në SHBA ku i pranishëm ishte Donald Trump.

Në një deklaratë në X, Begaj shprehu solidaritet të plotë me presidentin amerikan Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe popullin amerikan.

“Dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj Presidentit të SHBA dhe Zonjës së Parë gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Në një demokraci, dallimet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut, jo përmes forcës”, u shpreh Begaj.

Ai theksoi se akte të tilla të dhunshme cenojnë vlerat themelore demokratike dhe janë të papranueshme. 

Sulmi me armë në darkën e Trump me gazetarët, Presidenti

1 Komente

  1. r
    rty

    Po c'popull thua o batall.. Ke mbetur ne shekullin XIX

    Lini një Përgjigje