Debate në mbledhjen te Pallati i Brigadave, Rama ka paralajmëruar përjashtimin e Spiropalit nëse vijon me kritikat për partinë...
Thellohen përplasjet mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit.
Kreu i PS mblodhi sot grupin në Pallatin e Brigadave, ku raportoi ministri i Jashtëm. Por Edi Rama nuk është kursyer ndaj ish-ministres, duke e paralajmëruar me përjashtim nga grupi parlamentar nëse vijon me kritikat.
Sipas burimeve Rama është ndalur në fund të mbledhjes për disa minuta te rasti i Spiropalit, duke evidentuar mungesat e saj në votime dhe sulmet në rrjetet sociale.
Ai citohet të ketë thënë: “Herën e parë nuk erdhe në votim (imuniteti i Ballukut). Herën e dytë bërë çarçafin (i referohet postimit në Facebook) dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”.
Në vijim të fjalës së tij, kryeministri ka theksuar rëndësinë e disiplinës brenda partisë dhe shmangien e konflikteve publike.
“Tek puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po të drejtohem ty Elisa. Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra, bardhë e zi. Ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh”, ka thënë ai.
Sipas të njëjtave burime, Rama ka sqaruar se qëndrimi i tij ishte një përgjigje ndaj postimeve të Spiropalit në rrjetet sociale.
Në përfundim të mbledhjes, Elisa Spiropali ka kërkuar të marrë fjalën, por nuk është lejuar nga kryeministri. Ai raportohet të ketë deklaruar: “Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr fjalë më, me ty është investuar PS dhe unë”.
Edhe në mbledhjen e grupit para një muaji, po në Pallatin e Brigadave, pati replika mes Edi Ramës dhe Spiropalit. Kjo e fundit më pas bëri një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke dalë kundër linjës së partisë. Mirëpo Rama sot e ka paralajmëruar se nëse vijon, atëherë do të largohet. Pra duket se nuk ka shumë dallime mes PS dhe PD. Në PD Berisha po i përjashton të gjithë kritikët, ndërsa të njëjtën gjë duket se do të bëjë edhe Edi Rama. /Pamfleti
Rama po përgatit daljen e tij në pension në këtë rast! PS nuk është një fermë e Ramës dhe as PS nuk është një Parti Koreane e Punëtorëve. PS nuk mund të jetë kurrë "e zezë" ose "e bardhë". Nëse Rama dëshiron një parti me të zezë ose të bardhë, duhet të jetë Rama ai që duhet të largohet. Ai duhet t'i bashkohet PD-së dhe Dr. Saliut. PS ose Partitë Socialiste në botë janë të ngjashme me rrezet e dritës në një prizma! Ai duhet ta puthë Spiropalin që është në opozitë. Hej! Socialistë! Partia është e burgosur në fashizëm, shpëtoni partinë.
Tani ta shikojme Spiropalin ne do ja mbaje te flase me apo jo!
Shqiptaret e kane ngulur bustin e Rames ne piedestalin bajgor te PD-se tribale, te PD-se, se folklorikut arkaik bajgor, Sali Ram Sheqere Berisha.
Ndjeka hall te madh, perderisa ben kete komunikim
Sumce jane si njeri edhe tjetri