TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 07:40

Firmoset sot në Tiranë, zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe kryeministrit britanik

Shkruar nga Pamfleti
Firmoset sot në Tiranë, zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe
Kryeministri Anglisë Sir Keir Starmer dhe Edi Rama

Kryeministri Anglisë Sir Keir Starmer ka mbërritur mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë.

Ai do të ketë një takim bilateral të Enjten me kryeministrin Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë shtyp.

Mes dy liderëve pritet edhe nënshkrimi një i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-UK.

Të njëjtat burime thanë se kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023.

Katër kolonat e kësaj marrëveshje të re janë:

1. Rritje ekonomike punësim
2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik
3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë
4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.

Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve.

marrëveshja mes ramës dhe kryeministrit britanik

Lini një Përgjigje