TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 22:40

A do të mbajë dikush përgjegjësi për humbjen? Edhe Gaz Bardhi “kyç” gojën

Shkruar nga Pamfleti

A do të mbajë dikush përgjegjësi për humbjen? Edhe Gaz

Pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe një rezultati që ka lënë opozitën larg pritshmërive, lideri i PD-së Sali Berisha ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme me drejtuesit politikë të qarqeve. Mbrëmjen e së mërkurës, në selinë blu kanë mbërritur Gazment Bardhi (Fier) dhe Agron Gjekmarkaj (Lezhë), të cilët kanë qenë në qendër të garës në dy qarqet respektive.

Duke folur për gazetarët në hyrje të selisë, Bardhi u shfaq i rezervuar për rezultatet, por falënderues për mbështetjen. “Jam shumë i lumtur që po ju shoh pas kaq shumë kohësh. Përveç mirënjohjes me zemër për 40 mijë qytetarë të qarkut të Fierit që, pavarësisht terrorit në të gjitha drejtimet, qëndruan dhe zgjodhën alternativën më të mirë për Shqipërinë, sonte nuk kam asnjë koment”, u shpreh ai.

Kur ishte Basha kryetar, Bardhi i doli kundër dhe kërkoi përgjegjësi për humbjen. Po tani do flasë Gazi? Në Fier PD u katandis në 4 deputetë dhe drejtues aty ishte vetë Bardhi.

Lini një Përgjigje