TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 22:54

A po shkon PD drejt skenarit të djegies së mandateve? Përgjigjet Alimehmeti

Shkruar nga Pamfleti

A po shkon PD drejt skenarit të djegies së mandateve? Përgjigjet

Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i Partisë Demokratike, foli lidhur me mandatet dhe procesin zgjedhor të numërimit për kandidatët në qarkun Tiranë.

Nisur nga ajo çfarë ka shprehur kreu i PD-së Sali Berisha që “nuk pranojmë mandatet e një krimi”, Alimehmeti u pyet nëse do digjen këto mandate apo është thjeshtë një retorikë që mund të shuhet sapo të nis Parlamenti i ri.

Unë jam aktivisht akoma në proces numërimi dinamik, unë nuk djeg etapa. Procesi zgjedhor është ende. Ka akoma diskutim mandatesh, sidomos në Tiranë. Jemi në mes të procesit të numërimit nga ku nuk janë numëruar as gjysma e kutive të qarkut të Tiranës.

Falënderoj vëzhguesit dhe komisionerët për lodhjen. Dhe ne kemi një interes që ky proces të përfundojë sa më shpejt pasi ky është edhe interesi i publikut.

Kemi parë të ndodhin shumë gjëra në fushatë, edhe ditën e zgjedhjeve dhe kemi një fakt që e thotë raporti i OSBEODIHR për elementët negativ dhe pozitiv dhe jo ligjore në zgjedhje. Këtu përfshihet edhe falja e gjobave vetëm pak ditë para zgjedhjeve nga Edi Rama”, tha Alimehmeti në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje