
Ja renditja sipas qarqeve....
Numërimi i votës preferenciale në shumicën e qarqeve ka përfunduar. Kjo do të thotë se pak a shumë kemi një ide se kush do të jenë deputetët e Parlamentit të ri. Në Berat, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Shkodër dhe Vlorë, numërimi ka përfunduar dhe tani pritet vetëm ajo që do të sjellë vota e diasporës.
Procesi i numërimit të votave nga diaspora ka arritur në një pikë kritike: deri tani janë hapur 113,309 zarfa nga gjithsej 194,889, ose rreth 58.15% e totalit. Rezultatet e deritanishme tregojnë një epërsi të qartë të Partisë Socialiste, e cila po dominon votën e emigrantëve me mbi 54% të totalit.
Sipas të dhënave zyrtare, PS ka marrë 60.659 vota, ndërsa Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 31.795 vota, që përfaqësojnë më pak se 30% të votave të numëruara deri tani. Të tjerët – si “Nisma Shqipëria Bëhet”, “Mundësia” dhe “Lëvizja Bashkë” – kanë marrë shifra modeste, por të mjaftueshme për të qenë të pranishëm në rezultatet përfundimtare.
Vota e diasporës këtë vit po tregon një prirje të qëndrueshme: shqiptarët jashtë vendit po mbështesin qeverinë aktuale më shumë sesa opozitën. Me mbi 81 mijë zarfa ende për t’u hapur, trendi duket i vështirë për t’u përmbysur, por mund të ndikojë në garën e mandateve në qarqet ku rezultati është i ngushtë.
Por pasi të mbyllet numërimi për partitë do nisë për votën preferenciale dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Me interes pritet Tirana. Ka një garë të hapur mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit në PD. Por edhe te PS po bëhet betejë për të siguruar vendin e fundit te lista e hapur.
BERAT
PS

PD

DIBER
PS

PD

DURRES
PS

PD

ELBASAN
PS

PD

FIER
PS

PD

GJIROKASTER
PS

PD

KORCE
PS

PD

KUKES
PS

PD

LEZHE
PS

PD

SHKODER
PS

PD

TIRANE
PS


PD


VLORE
PS

PD

Lini një Përgjigje