
Njëjtë siç thotë edhe ajo shprehja e urtë popullore; “Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”, ashtu edhe kupola drejtuese e PD-së dolën sot para mediave, pa asnjë pikë përgjegjësie apo respekti për demokratët që u kanë besuar prej vitesh, dhe akuzuan kundërshtarin për humbjen e tyre.
Vitet kalojnë, justifikimi dhe autorët mbeten të njëjtët. Edhe pse kanë pësuar një humbje të turpshme në zgjedhjet e mbajtura tre ditë më parë, asnjë nga Partia Demokratike nuk pranon të mbajë ndonjë pjesë të përgjegjësisë për humbjen.
Përtej parregullsive dhe problematikave të cekura edhe nga raporti i OSBE-së mbi përdorimin e administratës dhe presioneve, një humbje me një diferencë aq të thellë nuk mund të justifikohet thjesht me këtë pretendim. Shkaktarët e vërtetë të kësaj humbjeje ndodhen brenda mureve të Selisë së PD-së dhe ata e dinë mjaftë mirë cilët janë.
Njëjtë siç thotë edhe ajo shprehja e urtë popullore; “Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”, ashtu edhe kupola drejtuese e PD-së dolën sot para mediave, pa asnjë pikë përgjegjësie apo respekti për demokratët që u kanë besuar prej vitesh, dhe akuzuan kundërshtarin për humbjen e tyre.
I pari ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka kishte të njëjtin qëndrim për humbjen e zgjedhjeve si Sali Berisha. Përveçse ja hodhi fajin Ramës, ju hakërrye gazetarëve duke akuzuar pronarët e tyre se “janë të tredhur”. Kjo solli dhe përplasje me gazetarët, të cilët në fund u detyruan të largojnë mikrofonat.
“Masakra ka vetëm një emër, masakër. Para, banda, krimi i organizuar, drogë. E gjitha administrata në shërbim të votuesve. Si shpjegohet që një qeverisje keq e më keq shkon dhe lart e më lart me vota shkon?! Si e shpjegoni ju që rritet vjedhja pa fund, rritet krimi dhe këta shtojnë votat?!
Kanë blerë dhjetëra mijëra karta për të ndenjur qytetarët në shtëpi. Më thoshte një miku im, kryetar i një dege, në Selenicë, po e pyesja për një fshat që unë e di që janë të djathtë. I thashë si shpjegohet. I thirra gjithë ditën në telefon, nuk me erdhën. Kur të nesërmen takova njërin nga anëtarët e fisit. Më tha më erdhën dhe me dhanë 10 mijë euro. Më thanë mos dil në votim. 10 mijë euro për fisin”, tha Noka.
Drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti teksa po hynte brenda Selisë për takimn e thirrur nga Berisha, zbuloi se humbja përballë PS-së i kishte ndryshuar tashmë mendjen për deklaratën e thënë para fushatës, “Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”.
“Po tani pas humbjes së PD çfarë do të bëni, a do i hani të gjallë socialistët?”, u pyet sot ai nga gazetarët.
“Jam bërë vegjetarian”, u përgjigj Alizoti shkurt.
Nga ana tjetër, kandidati i vetëm fitues nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu deklaroi para Selisë së PD-së se regjimi do të përmbyset me lëvizje popullore, duke u rikthyer te pretendimet e para pak muajve.
“Regjimi do përmbyset me lëvizje popullore. Nuk ka rrugë tjetër”, tha ai.
Ndërkohë që vetë Berisha në mbledhjen e thirrur sot me drejtuesit e qarqeve, tha se Rama me regjimin e tij vodhën në mënyrën më brutale zgjedhjet. Ai rendit bonusin ndaj pensionistëve, përdorimin e administratës dhe bandat si shkaktarët e kësaj humbjeje turpëruese. Por kurrsesi në asnjë moment, fajtorin nuk e gjen te vetja dhe kupola e PD-së që e rrethon.
Lini një Përgjigje