TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 20:17

Evi Kokalari thirrje për anti-protestë ndaj Berishës: Të premten tubim para selisë së PD-së, Saliu të japë dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti

Evi Kokalari thirrje për anti-protestë ndaj Berishës: Të

Aktivistja Evi Kokalari u ka bërë thirrje demokratëve që të premten të shkojnë dhe të protestojnë para selisë së Partisë Demokratike.

Ajo kërkon përjashtimin e të gjithë kryesisë së Partisë Demokratike dhe dorëheqjen e Sali Berishës nga posti i kryetarit të partisë. Më pas ajo kërkon hapjen e menjëhershme të garës për të zgjedhur kreun  e ri të PD-së. Kokalari thekson më tej se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, PD-ja deri në 2030 do të shkrihet.

Postimi i Kokalarit:

Të nderuar demokratë/ Ju bëj thirrje të mos dilni në këtë protestë të thirrur nga dikush që pësoi disfatën më spektakolare të këtyre 34 viteve “demokraci”, edhe pse kishte LaCivita-n në fushatë.

Më 16 maj, ora 17:00, protestoni tek selia e partisë demokratike për arsyet e mëposhtme:

Grabitje zgjedhjesh:

Grabitja që ju është bërë secilit prej jush në çdo garë të brendshme të PD-së

Grabitja e garës për Kryesinë e PD-së

Grabitja e Këshillit Kombëtar 2022

Grabitja e fitores së zgjedhjeve të majit 2023

Grabitja e primareve këto tre vitet e fundit

Grabitja e garës së FRPD-së

Grabitja e vendeve të Këshillit Bashkiak

Grabitja e vendeve në listat e mbyllura

Grabitja e kandidaturave, ku vendoset sipas qejfit të Berishës dhe jo mbi bazë të meritokracisë

Grabitja e mundit dhe energjisë që keni shpenzuar që nga viti 2013, dhe që ju ka çuar nga humbja në humbje me pazaret e tyre

Grabitja e fitores së së djathtës që Berisha e ka marrë peng që në 1991

KËRKONI:

Dorëheqjen e pjesëtarëve të LSI-së nga listat e mbyllura.

Dorëheqjen e Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt, të cilët ju helmuan më 8 janar

Dorëheqjen e Jozefina Topallit, e cila jo vetëm që e la PD-në dhe hapi partinë e saj më 2021 – kur shanset për fitore ishin 35% më të larta – por nuk mori pjesë në asnjë foltore apo betejë të PD-së së rithemelimit

Dorëheqjen e Fatmir Mediut

PROTESTONI DHE INSISTONI:

Dorëheqjen e menjëhershme të gjithë Kryesisë së PD-së

Përjashtimin nga partia të Flamur Nokës

Përjashtimin nga partia të Albana Vokshit

Përjashtimin nga partia të Edi Palokës

Përjashtimin nga partia të Enno Bozdos

Përjashtimin nga partia të Belind Këlliçit

Përjashtimin nga partia të Besart Xhaferrit

Dorëheqjen me ceremoni të SALI BERISHËS

Hapjen e garës për Kryetarin e ri të PARTISË DEMOKRATIKE

Nëse nuk protestoni për këto më sipër, më 2030 PD-ja do të shpërbëhet plotësisht!

Me respekt, Yours truly

Lini një Përgjigje