TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 20:31

Mul Noka u hakërrehet mediave, asnjë përgjegjësi për disfatën e tmerrshme

Shkruar nga Pamfleti

Mul Noka u hakërrehet mediave, asnjë përgjegjësi për

Një situatë e çuditshme ka kapluar opozitën. Edhe pse pësuan një disfatë të tmerrshme në zgjedhje dhe ishin ata që ja dhanë Ramës fitoren në tavolinë, sërish opozita nuk merr asnjë përgjegjësi për humbjen. Berisha ka mbledhur në seli drejtuesit politikë dhe par mediave u ndal Flamur Noka, i cili vijoi në të njëjtën linjë me Berishën.

Përveçse ja hodhi fajin Ramës, ju hakërrye gazetarëve duke akuzuar pronarët e tyre se “janë të tredhur”. Kjo solli dhe përplasje me gazetarët, të cilët në fund u detyruan të largojnë mikrofonat.

"Masakra ka vetëm një emër, masakër. Para, banda, krimi i organizuar, drogë. E gjitha administrata në shërbim të votuesve.

Si shpjegohet që një qeverisje keq e më keq shkon dhe lart e më lart me vota shkon?! Si e shpjegoni ju që rritet vjedhja pa fund, rritet krimi dhe këta shtojnë votat?!

Kanë blerë dhjetëra mijëra karta për të ndenjur qytetarët në shtëpi. Më thoshte një miku im, kryetar i një dege, në Selenicë, po e pyesja për një fshat që unë e di që janë të djathtë. I thashë si shpjegohet. I thirra gjithë ditën në telefon, nuk me erdhën. Kur të nesërmen takova njërin nga anëtarët e fisit. Më tha më erdhën dhe me dhanë 10 mijë euro. Më thanë mos dil në votim. 10 mijë euro për fisin", tha ai.

 

Lini një Përgjigje