
Berisha mobilizon drejtuesit e qarqeve, fokus protesta dhe dokumentimi i "vjedhjes" së zgjedhjeve
Sali Berisha ka mbledhur sot drejtuesit politikë të Partisë Demokratike në qarqe, ku ka mbajtur një fjalim të gjatë e të ashpër në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ai ka akuzuar qeverinë dhe Edi Ramën për atë që e cilësoi “megakrim elektoral”, duke theksuar se vota u ble hapur me fonde publike dhe presion shtetëror.
“Zgjedhjet u grabitën publikisht nga regjimi me vendime qeverie. Janë shpërndarë 70 milionë euro për 760 mijë pensionistë, që përbëjnë 48% të votuesve – një blerje e pastër e votës me para publike”, tha Berisha, duke e quajtur këtë si manipulimin më të rëndë që ka parë vendi në 33 vite pluralizëm.
Megjithatë, ndryshe nga ajo që pritej pas një rezultati zhgënjyes për PD-në – e cila në shumë qarqe humbi mbështetjen tradicionale dhe mbeti nën pritshmëritë – në asnjë moment Berisha nuk mori përgjegjësi për performancën e dobët të partisë që drejton. Ai nuk bëri asnjë reflektim mbi listat e përzgjedhura, përjashtimet e figurave të pëlqyera nga elektorati apo strategjinë që çoi në izolimin e opozitës.
Në vend të një analize të brendshme, Berisha zgjodhi të fokusohet te denoncimi i qeverisë dhe SPAK-ut, duke përforcuar narrativën e një opozite viktimë të sistemit. Ai porositi drejtuesit politikë të dokumentojnë
"Falënderoj votuesit që në kushte të vështira votuan si qytetarë të lirë dhe votuan kundër një regjimi që në traditën më antidemokratike e kombëtare ka shndërruar krimin, në faktor kryesor elektoral, krimin në votë dhe votën në krim. Kam mirënjohje për të gjithë komisionerët që u përballën me presionet për të ruajtur votën. Pati si rezultat final, plaçkitjen grabitjen më të madhe në 33 vitet e pluralizimit. Në këto zgjedhje u faktuan në mënyrën më të pakundërshtueshme se sa më e madhe vjedhja dhe korrupsioni aq më shumë ato shndërrohen me votë dhe pas tyre vota në krim. Rrethi vicioz i krijuar në këtë narkoshtet pati në këto zgjedhje propocione të papara ndonjëherë. Njeriu që grabiti zgjedhjet, regjimi që grabiti zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk e bëri këtë fshehtas, e bëri publikisht duke përdorur për këtë qëllim të gjithë potencialin e narkoshtetit me vendime qeverie. Pra ai shpërndau dhuratë për votë, 70 mln euro, 760 mijë pensionistëve të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48 përqind të votuesbe në shqipëri", tha ai.
Berisha tha se bandat kriminale kanë vepruar në mënyrë të koordinuar në 10 qarqe dhe mbi 20 bashki të vendit për të siguruar fitoren e 30 kandidatëve të Partisë Socialiste.
Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se shpërndau 138 licenca për miliona bimë kanabisi, duke përllogaritur se çdo bimë ka një vlerë prej 1 mijë euro.
"Edi Rama nuk u përpoq të fshehë këtë herë krimin elektoral. Ai shpërndau 138 licencë për miliona bimë kanabis. Një bimë kanabis e ka prodhimin 1 mijë euro. Sesi i ndau mafia e drogës bimët për drogë është e thjeshtë. Rama bëri publike blerjen e votës kur dy ditë para zgjedhjeve fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit. Janë 500 mln euro PPP e koncesione. Falja e gjobave, krim elektoral. Janë bërë mbi 10 mijë punësime shtetërore për votë. Bandat kriminale kanë vepruar më të kontrolluara se asnjëherë më parë. Bandat vepruan në 10 qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki, që të sjellin në parlament 30 kandidatë të PS-së. Ylli i kësaj fushate është Sara Mile, që arriti në 30 mijë, që tani po ulin votat, sepse bëhet barcaletë botërore. Bandat aty ku panë se puna e nëndheshme mund të mos realizonte objektivin, dolën haptaz në një seri bashkish, ndër të cilat në Vorë, Peshkopi, Mat, Durrës, Elbasan", tha ai.
Në fund ai u dha porosi të mobilizohen për protestën e 16 majit. Të premten në orën 17.00 PD proteston te Bulevardi "Zogu I".
Lini një Përgjigje