TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 21:27

Pësoi disfatë në Korçë, Spaho njofton fundin e angazhimit politik: I shokuar, PD të gjejë forcë të kalojë gjendjen ku ndodhet

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi disfatë në Korçë, Spaho njofton fundin e

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas disfatës në zgjedhjet e 11 majit, ku ai nuk arriti të sigurojë mandat në Qarkun e Korçës. Ai garoi në listë të hapur, por ka dalë ndër më apk të votuarit duke mbyllur angazhimin politik.

Përmes një deklarate publike, Spaho njoftoi se këto ishin zgjedhjet e fundit të karrierës së tij aktive parlamentare dhe se largohet i tronditur nga rezultati.

“Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament,” shkruan ai, duke falënderuar familjen për sakrificat e bëra gjatë 35 viteve të angazhimit të tij politik.

Spaho shprehu mirënjohje për anëtarët dhe simpatizantët e PD-së në Degën e Maliqit dhe në gjithë Qarkun e Korçës, si dhe për qytetarët që e kanë mbështetur ndër vite. “Pa ta, nuk do kisha arritur asgjë në politikë,” shton ai, ndërsa u kërkon ndjesë qytetarëve që nuk arriti të bënte më shumë.

Në fund të deklaratës, Spaho uroi që Partia Demokratike të gjejë forcën për të kapërcyer krizën dhe të rikthehet si shpresë për vendin: “I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.”

Postimi

Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit! Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.

Dëshiroj të falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve, për të më krijuar mundësinë të ndjek pasionin tim.

Falënderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata, nuk do të kisha arritur asgjë në politikë.

Dëshiroj të falënderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe më votuan gjatë 35 viteve, dhe t’u kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.

I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.

 

Lini një Përgjigje