TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 07:17

Gara brenda PD për mandatin në Tiranë, thellohet diferenca mes Jorida Tabakut dhe Alimehmetit

Shkruar nga Pamfleti
Gara brenda PD për mandatin në Tiranë, thellohet diferenca mes
Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmeti

Garë e ethshme brenda PD për mandatin e Tiranës. Nga numërimi i 815 kutive, Jorida Tabaku ka fituar terren ndaj Ilir Alimehmetit, duke kaluar në avantazh.

Deri me tani Jorida Tabaku ka grumbulluar 11855 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti 10858  vota.

Gara brenda PD për mandatin në Tiranë, thellohet diferenca mes

Ky rezultat mund të ndryshojë deri në hapjen e kutisë së fundit, pasi numërimi vijon ende. Gara mes Tabakut dhe Alimehmetit bëhet për mandatin e 13 të Partisë Demokratike ne Tiranë.

Gara brenda PD për mandatin në Tiranë, thellohet diferenca mes

KQZ-ja bëri të ditur se ka përfunduar numërimi i votave të partive në të gjithë Shqipërinë, ndonëse në faqen zyrtare janë pasqyruar vetëm 5215 nga 5225 kuti.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt. PD ka zbritur në 50 mandate ndërsa Mundësia 2 mandate.

Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Partia Socialiste renditet e para me mbi 251 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, duke mos përfshirë këtu votat e Diasporës.

jorida tabakut dhe ilir alimehmeti manadati i pd

Lini një Përgjigje