TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2025, 18:13

Çfarë e tremb Edi Ramën? Kryeministri shton presionet ndaj SPAK: Ambasada e SHBA ju ka braktisur, jo më arrestime pa gjyq

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë e tremb Edi Ramën? Kryeministri shton presionet ndaj
Rama me Asambletë e degëve rurale të Tiranës

Çfarë e shqetëson Ramën? Tashmë është e qartë se nuk ka hallin e Veliajt, ka diçka tjetër më të madhe...

Kryeministri Edi Rama vijon ta dëshmojë përditë se drejtësia e re e ka futur në panik.

Arrestimi i Veliajt ishte sebepi për të nisur një sulm të paprecedentë ndaj drejtësisë, e cila gëzon mbështetjen më të madhe të shqiptarëve. Teksa SPAK po afrohej pak nga pak te kreu i qeverisë, ky i fundit ka dalë nga strofulla dhe nuk lë minutë pa kërcënuar prokurorët.

Sot pasdite Rama mblodhi në një takim socialistë e zonave rurale të Tiranës, ku nuk kishte si të mungonte fjalimi i gjatë i fokusuar te drejtësia. Rama u kujdes t’i dërgonte një mesazh Altin Dumanit se ambasada e SHBA nuk del më të flasë.

Thoshin e bëri Amerika po tani, nuk janë më amerikanët. Nuk ka më deklarata të ambasadës: ‘bravo që u kap filani, jo po ndjekim fistekun’. Kush po e mban tani SPAK-un dhe Gjykatën Speciale larg bufit të kënetës. E keni dëgjuar bufin që thotë do ta shkrij. Noc Rrokun më 11 maj”, tha kryeministri.

Po ashtu, ai u kujdes tua bënte të qartë prokurorëve se nuk duhet të ketë më arrestime. Edhe pse nuk ka asnjë lidhje me jurispudencën, për Ramën arrestimet pa gjyq janë të paligjshme.

Arrestimi pa gjyq është i paligjshëm. Këto arrestime të paligjshme nesër i paguan taksapaguesi shqiptar si formë dëmshpërblimi. Përse duhen këto arrestime pa gjyq? Që të tregosh që je i fortë? Të tregosh se je ti këtu dhe s’ka tjetër? Apo për të treguar se prokuroria dhe gjykata janë e njëjta gjë si në komunizëm? Kjo më shumë se sa për SPAK është një kambanë që bie për gjykatësit. Janë aty për të qenë të drejtë, të paanshëm, etj. Nuk janë për të mbajtur anën e prokurorit! Prokurori ka punën e vet dhe gjykatësi ka punë tjetër. Gjykatës që bëjnë marrëveshje me prokurorin përpara apo që kanë frikë nga prokurori dhe bien dakord që të kapin e fusin njerëz pa gjyq në burg janë problem”, u shpreh Rama.

Nëse shohim retorikën e kryeministrit gjithë këto ditë, pyetja që shtrohet është: Çfarë e shqetëson? Tashmë është e qartë se nuk ka hallin e Veliajt, ka diçka tjetër më të madhe. Pse po turfullon kryeministri dhe kërcënon drejtësinë? A ka gjëra të tjera në prapaskenë që nuk i dimë? /Pamfleti

Lini një Përgjigje