
Fatmir Xhafaj ka hedhur idenë për kufizimin e mandateve të një deputeti. Komisioni i drejtuar prej tij ka vijuar me mbledhjen e radhës sot dhe ekspertë hodhën idenë që deputetët të mos jenë të përjetshëm.
Xhafaj vuri në dukje se Shqipëria ka 140 deputetë për 2.4 milionë zgjedhës, duke e krahasuar këtë me një sistem mazhoritar, ku përfaqësimi mund të ishte më i drejtpërdrejtë. Sipas tij, numri i deputetëve nuk ka pse të ulet, por kufizimi i mandateve është i mundur.
“Në kushtet që ne nuk jemi në mazhoritar, një pjesë të mirë tonën, ku një pjesë e zgjedh partia, për shembull për kryebashkiakun, unë nuk jam dakort të ketë një kufizim se ata i zgjedh populli, a mos ka nevojë që të kemi një kufizim mandatesh për deputetë, nuk mund të rrish përjetësisht deputet dhe për të krijuar një lloj kulture që karriget nuk janë të përjetshme”, tha Xhafaj.
Lini një Përgjigje