
Pas idesë për të ngritur një komision parlamentar që do të kontrollojë institucionet, Fatmir Xhafaj ka hedhur sot një propozim të ri.
Deputeti i PS dhe një herësh kreu i komisionit antikorrupsion ka kërkuar që Avokatin e Popullit të mos ta ketë opozita.
"Avokatin e Popullit sot e zgjedh opozita, që në fillim është zgjedhje e paragjykuar, politike. I vetmi që zgjidhet me 3/5.
A mund të ndërtojmë, duke ia lënë grupeve parlamentare të opozitës, të kenë disa alternativa, që nuk është konsensus politik, por gjykim i disa aktorëve, përfaqësues nga Institucionet e pavarura", tha Xhafaj.
Xhafaj propozoi krijimin e një trupe miks që do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe pushtetit vendor, për të krijuar një kuorum kombëtar që do të mund të sugjeronte alternativat dhe platformat për kandidaturat.
"Një trup e formësuar nga përfaqësues të qeverisjes së vendore, shoqëria civile, dhe të bëhet një kuorum kombëtar, edhe për kandidaturat të tjera, të garojnë aty, të prezantohen aty platformat dhe pastaj pasi është bërë një proces i jashtëm, të zgjedhë një nga të tre. E fut kuvendin në një zgjedhje të detyruar, në një zgjedhje më të mirë.
Nëse për komisionerë kanë garuar 10 veta, kjo trupe mikse kombëtare të mund të jetë 100-200 veta në fund vendosin që të parët që marrin më shumë vota të shkojnë në parlament. Por nuk zgjedh atë që propozon ai", tha deputeti socialist.
Propozimi i tij vjen në një kohë kur palët kanë nisur negociatat për pasuesin e Erinda Ballancës, çka do të thotë se mund të kemi sërish shtyrje të këtij procesi.
Lini një Përgjigje