
Pas akuzave dhe debateve të ditëve të fundit, Fatmir Xhafaj ka bërë një hap pas lidhur me atë që po gatuhet në komisionin e tij, ose të paktën kështu tha.
Një javë më parë u bë me dije se Kuvendi do të ngrejë një komision për montorimin e institucioneve të pavarura. Por Xhafaj sot deklaroi se nuk bëhet fjalë për SPAK dhe drejtësinë, por për organet e tjera, si KLSH, ILDKP, etj.
“Kur flas për institucione të pavarura në rastin konkret nuk kam parasysh institucionet e drejtësisë siç paragjykohet të rëndomtë. Shoqëria shteti shqiptar ka një mori institucionesh të pavarura të cilat japin llogari dhe i nënshtrohen kontrollit dhe monitorimit të kuvendit. Shpeshherë edhe keqkuptohemi ose me qëllim shtrembërohemi, deformohemi në të gjithë këtë proces që po bëjmë. Janë të lirë të gjithë ata që kanë paragjykime e hamendësime lidhur me procesin por unë i ftoj vetëm për një gjë. Duhet të lexojnë dokumentet”, u shpreh Xhafaj.
Ekspertja Aurela Anasatasi u ndal tek prodhimi ligjeve të mira në letër por çalohet në zbatim.
“Kemi nevojë të amendojmë rregulloren e kuvendit. Por unë do të përqendrohesha në zbatimin e ligjeve. Pra mbikëqyrjen expost. Kemi qenë prodhimtarë të mëdhenj të ligjeve por duhet të përqendrohemi në zbatimin e mirë dhe me efektivitet që të shkojë efektiviteti tek qytetari”, u shpreh Anastasi.
Lini një Përgjigje