
Teksa afati i regjistrimit në KQZ për zgjedhjet e 11 majit për partitë përfundoi mesnatën e djeshme, ka shkuar në 49 numri total i tyre, me kërkesa të aprovuara për pjesëmarrje.
Por një parti që ka hasur probleme juridike është ajo e Demokratëve Euroatlantikë të Lulzim Bashës, që me kryetar Endri Hasa ka dorëzuar kërkesën për regjistrim si Koalicioni Euroatlantik, duke e huazuar nga një tjetër parti.
Por kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i tha përfaqësuesve se duhej një vendim i formës së prerë nga gjykata, të cilin nuk e kishin.
Për këtë shkak është kërkuar kohë, pasi edhe afatet ishin përshpejtuar dhe Celibashi dakordësoi të hënën si ditën e fundit të dorëzimit të vendimit.
“E kemi të pamundur të sjellim vendim të formës së prerë. Na prisni deri të hënën. Afatet u përshpejtuan dhe ne kemi nevojë për kohë”, thanë përfaqësuesit e Koalicionit Euroatlantik.
Ndërsa, kreu i KQZ, Celibashi deklaroi se do të priste deri të hënën teksa shtoi se duhej me vendim të formës së prerë.
“Ju pres të hënën, dua vërtetim nga regjistri i partive për ndryshimet e bëra”, tha Celibashi.
Kjo është partia e dytë me probleme ligjore, pas asaj të minoritetit grek MEGA ditën e djeshme, që kanë përplasje kryetarësh për vulën.
Deri tani kemi 49 parti të regjistruara zyrtarisht nga KQZ dhe nëse pranohen edhe dy të tjerat deri të hënën, do të shkojë në 51 totali i siglave politike që do jenë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Më 7 mars mbyllet afati për koalicionet dhe deri më 12 mars dorëzimi i listave me emrat e deputetëve nga partitë politike.
Lista e 49 partive të regjistruara në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit:
-Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
-Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi
-“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me Kryetar Rivelino Çuno
-“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
-“Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
-Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
- Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”, me kryetar Selami Jenishehri
-Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
-Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
-Partia “Djathtas 1912”, me kryetar Rezart Kthupi
-“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
-“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
-“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
-Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
-Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
-“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
-Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
-“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
-“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
-“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
-“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
-“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
-“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
-“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
-“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
-“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
-“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
-Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
-Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
-Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
-Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
-“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
-“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
-“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
-“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
-“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
-Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
-“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
-“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
-“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
-Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
-Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
-Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
-Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
-Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
-Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
-Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda
Lini një Përgjigje